Menu
A e dini se…?Ligje dhe Kuadër Rregullator

A e dini se cilat kushte duhet të përmbushë një auditues ligjor për të dhënë shërbime sigurie në lidhje me raportimin e qëndrueshmërisë?.

Ndryshimet e fundit në ligjin për auditimin ligjor kanë përfshirë për herë të parë në kuadrin shqiptar konceptin e dhënies së sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me zhvillimet evropiane, ku raportimi mbi çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) po merr gjithnjë e më shumë peshë. Megjithatë, në kushtet aktuale, asnjë auditues ligjor i regjistruar nuk është i miratuar zyrtarisht për të dhënë shërbime sigurie në lidhje me raportimin e qëndrueshmërisë.

Pse ndodh kjo?

Së pari, ligji parashikon që dhënia e sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë nga audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit nuk është e detyrueshme deri në periudhën e raportimit për vitin 2027. Zbatimi praktik i këtij koncepti lidhet me raportimet që do të realizohen nga viti 2028. Së dyti, legjislacioni dhe standardet kombëtare për raportimin e qëndrueshmërisë janë ende në proces përgatitjeje dhe nuk janë miratuar e publikuar zyrtarisht. Pa një kuadër të plotë rregullator, nuk mund të ketë as miratim formal për ushtrimin e këtij shërbimi.

Çfarë parashikon ligji për audituesit ligjorë ekzistues?

Dispozitat kalimtare (neni 59, pika 3) parashikojnë që audituesit ligjorë të regjistruar, të cilët do të angazhohen në dhënien e sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë, duhet të sigurojnë njohuritë e nevojshme përmes edukimit të vijueshëm profesional.

Çfarë hapash do të ndërmarrë IEKA ndërkohë?

IEKA po punon paralelisht me ecurinë e procesit të miratimit të kuadrit përkatës ligjor dhe nën-ligjor, duke u përpjekur që këto kërkesa ligjore të përmbushen dhe të harmonizohen nëpërmjet programeve të zhvillimit profesional. Në këtë kuadër, IEKA: • do të vazhdojë të përfshijë temën e raportimit të qëndrueshmërisë sipas standardeve ESRS në programin e edukimit të vijueshëm profesional; • në vijim të miratimit të legjislacionit përkatës, do të organizohen trajnimet e nevojshme për përgatitjen e anëtarëve në përputhje me kërkesat e reja ligjore për dhënien e sigurisë mbi raportimin e qëndrueshmërisë.

Po për kandidatët për auditues ligjorë (stazhierët) ?

Ligji ka vendosur kërkesa të qarta për ata që janë në proces për t’u bërë auditues ligjorë. Neni 18, pika 6/1, kërkon që

provimi i aftësive profesionale

të garantojë njohuri dhe aftësi praktike në fusha si legjislacioni për raportimin e qëndrueshmërisë, analiza e qëndrueshmërisë, proceset e kujdesit të duhur dhe standardet përkatëse të sigurimit. Ndërkohë, sipas nenit 15, gjatë praktikës profesionale (3 vite gjithsej), kandidati duhet që për të paktën 8 muaj të jetë ushtruar në: • dhënien e sigurisë për raportimin vjetor dhe të konsoliduar të qëndrueshmërisë; ose • shërbime të tjera që lidhen me qëndrueshmërinë. Auditimi i qëndrueshmërisë po afrohet si një dimension i ri i profesionit. Përgatitja duhet të nisë që sot, në mënyrë që, në momentin e hyrjes në fuqi të plotë të kuadrit rregullator, profesionistët të jenë të gatshëm të përgjigjen me kompetencë, integritet dhe standarde të larta cilësie. Standardet Evropiane të Raportimit të Qëndrueshmërisë (ESRS), të përkthyera në shqip në kuadrin e projektit të Bankës Botërore ASSURE, mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm: Ndryshimet e fundit në ligjin për auditimin ligjor kanë përfshirë për herë të parë në kuadrin shqiptar konceptin e dhënies së sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me zhvillimet evropiane, ku raportimi mbi çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) po merr gjithnjë e më shumë peshë. Megjithatë, në kushtet aktuale, asnjë auditues ligjor i regjistruar nuk është i miratuar zyrtarisht për të dhënë shërbime sigurie në lidhje me raportimin e qëndrueshmërisë.

Pse ndodh kjo?

Së pari, ligji parashikon që dhënia e sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë nga audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit nuk është e detyrueshme deri në periudhën e raportimit për vitin 2027. Zbatimi praktik i këtij koncepti lidhet me raportimet që do të realizohen nga viti 2028. Së dyti, legjislacioni dhe standardet kombëtare për raportimin e qëndrueshmërisë janë ende në proces përgatitjeje dhe nuk janë miratuar e publikuar zyrtarisht. Pa një kuadër të plotë rregullator, nuk mund të ketë as miratim formal për ushtrimin e këtij shërbimi.

Çfarë parashikon ligji për audituesit ligjorë ekzistues?

Dispozitat kalimtare (neni 59, pika 3) parashikojnë që audituesit ligjorë të regjistruar, të cilët do të angazhohen në dhënien e sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë, duhet të sigurojnë njohuritë e nevojshme përmes edukimit të vijueshëm profesional.

Çfarë hapash do të ndërmarrë IEKA ndërkohë?

IEKA po punon paralelisht me ecurinë e procesit të miratimit të kuadrit përkatës ligjor dhe nën-ligjor, duke u përpjekur që këto kërkesa ligjore të përmbushen dhe të harmonizohen nëpërmjet programeve të zhvillimit profesional. Në këtë kuadër, IEKA: • do të vazhdojë të përfshijë temën e raportimit të qëndrueshmërisë sipas standardeve ESRS në programin e edukimit të vijueshëm profesional; • në vijim të miratimit të legjislacionit përkatës, do të organizohen trajnimet e nevojshme për përgatitjen e anëtarëve në përputhje me kërkesat e reja ligjore për dhënien e sigurisë mbi raportimin e qëndrueshmërisë.

Po për kandidatët për auditues ligjorë (stazhierët) ?

Ligji ka vendosur kërkesa të qarta për ata që janë në proces për t’u bërë auditues ligjorë. Neni 18, pika 6/1, kërkon që

provimi i aftësive profesionale

të garantojë njohuri dhe aftësi praktike në fusha si legjislacioni për raportimin e qëndrueshmërisë, analiza e qëndrueshmërisë, proceset e kujdesit të duhur dhe standardet përkatëse të sigurimit. Ndërkohë, sipas nenit 15, gjatë praktikës profesionale (3 vite gjithsej), kandidati duhet që për të paktën 8 muaj të jetë ushtruar në: • dhënien e sigurisë për raportimin vjetor dhe të konsoliduar të qëndrueshmërisë; ose • shërbime të tjera që lidhen me qëndrueshmërinë. Auditimi i qëndrueshmërisë po afrohet si një dimension i ri i profesionit. Përgatitja duhet të nisë që sot, në mënyrë që, në momentin e hyrjes në fuqi të plotë të kuadrit rregullator, profesionistët të jenë të gatshëm të përgjigjen me kompetencë, integritet dhe standarde të larta cilësie. Standardet Evropiane të Raportimit të Qëndrueshmërisë (ESRS), të përkthyera në shqip në kuadrin e projektit të Bankës Botërore ASSURE, mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm: