Menu
A e dini se…?Ligje dhe Kuadër Rregullator

A e dini se regjistrimi i audituesve ligjorë për ushtrimin e profesionit është i përvitshëm?.

E drejta e ushtrimit të profesionit të audituesit ligjor nuk është një e drejtë e përhershme, por një status që konfirmohet çdo vit. Sipas nenit 25, pika 8 të ligjit për auditimin, regjistrimi i audituesve ligjorë për të ushtruar profesionin është i përvitshëm. Mos përmbushja e detyrimeve të kualifikimit të vijueshëm përbën shkak për mos regjistrimin e audituesit ligjor në listën

që publikohet në atë moment dhe për të gjithë vitin pasardhës

. Kjo do të thotë se për të vijuar ushtrimin e profesionit, audituesi ligjor duhet të përmbushë çdo vit kushtet ligjore dhe rregullatore sipas afateve kohore të përcaktuara.

Çfarë verifikohet gjatë procesit të verifikimit të regjistrimit të përvitshëm?

Sipas Rregullores nr. 53, datë 26.11.2025, të BMP “Për Komitetin e Regjistrimit”, në mbledhjen e tretë të çdo viti Komiteti i Regjistrimit të IEKA shqyrton plotësimin e kushteve për ushtrimin e profesionit nga çdo auditues ligjor dhe shoqëri audituese. Procesi i verifikimit përfshin:

  • përmbushjen e orëve të kualifikimit të vijueshëm profesional gjatë vitit paraardhës;
  • shlyerjen e detyrimeve ndaj BMP dhe IEKA;
  • përditësimin e të dhënave të detyrueshme për publikim në regjistrin publik;
  • ruajtjen e reputacionit të mirë profesional.

Cili është afati dhe çfarë dokumentacioni kërkohet?

Audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës sipas kërkesës nga administrata e IEKA

brenda datës 31 mars

të çdo viti. Dokumentacioni përfshin, ndër të tjera:

  • dokument identifikimi biometrik të vlefshëm;
  • vërtetim për kryerjen e kualifikimit të vijueshëm (kur ai nuk është realizuar pranë organizatës profesionale);
  • vërtetim nga BMP dhe IEKA për shlyerjen e detyrimeve;
  • formular vetë deklarimi lidhur me sa parashikuar në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 4 të nenit 24 të ligjit për auditimin;
  • vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore;
  • certifikatë të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti).

Pse është i rëndësishëm regjistrimi përvitshëm?

Regjistrimi përvitshëm garanton që në regjistrin publik të audituesve ligjorë të figurojnë vetëm profesionistë që:

  • përmbushin standardet e edukimit të vijueshëm;
  • respektojnë detyrimet financiare dhe ligjore;
  • ruajnë integritetin dhe reputacionin profesional.

Me ndryshimet e fundit ligjore,

regjistrimi i përvitshëm nuk është thjesht një formalitet administrativ

, por një mekanizëm i rëndësishëm për ruajtjen e cilësisë dhe besueshmërisë së profesionit të auditimit ligjor.E drejta e ushtrimit të profesionit të audituesit ligjor nuk është një e drejtë e përhershme, por një status që konfirmohet çdo vit. Sipas nenit 25, pika 8 të ligjit për auditimin, regjistrimi i audituesve ligjorë për të ushtruar profesionin është i përvitshëm. Mos përmbushja e detyrimeve të kualifikimit të vijueshëm përbën shkak për mos regjistrimin e audituesit ligjor në listën

që publikohet në atë moment dhe për të gjithë vitin pasardhës

. Kjo do të thotë se për të vijuar ushtrimin e profesionit, audituesi ligjor duhet të përmbushë çdo vit kushtet ligjore dhe rregullatore sipas afateve kohore të përcaktuara.

Çfarë verifikohet gjatë procesit të verifikimit të regjistrimit të përvitshëm?

Sipas Rregullores nr. 53, datë 26.11.2025, të BMP “Për Komitetin e Regjistrimit”, në mbledhjen e tretë të çdo viti Komiteti i Regjistrimit të IEKA shqyrton plotësimin e kushteve për ushtrimin e profesionit nga çdo auditues ligjor dhe shoqëri audituese. Procesi i verifikimit përfshin:

  • përmbushjen e orëve të kualifikimit të vijueshëm profesional gjatë vitit paraardhës;
  • shlyerjen e detyrimeve ndaj BMP dhe IEKA;
  • përditësimin e të dhënave të detyrueshme për publikim në regjistrin publik;
  • ruajtjen e reputacionit të mirë profesional.

Cili është afati dhe çfarë dokumentacioni kërkohet?

Audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës sipas kërkesës nga administrata e IEKA

brenda datës 31 mars

të çdo viti. Dokumentacioni përfshin, ndër të tjera:

  • dokument identifikimi biometrik të vlefshëm;
  • vërtetim për kryerjen e kualifikimit të vijueshëm (kur ai nuk është realizuar pranë organizatës profesionale);
  • vërtetim nga BMP dhe IEKA për shlyerjen e detyrimeve;
  • formular vetë deklarimi lidhur me sa parashikuar në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 4 të nenit 24 të ligjit për auditimin;
  • vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore;
  • certifikatë të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti).

Pse është i rëndësishëm regjistrimi përvitshëm?

Regjistrimi përvitshëm garanton që në regjistrin publik të audituesve ligjorë të figurojnë vetëm profesionistë që:

  • përmbushin standardet e edukimit të vijueshëm;
  • respektojnë detyrimet financiare dhe ligjore;
  • ruajnë integritetin dhe reputacionin profesional.

Me ndryshimet e fundit ligjore,

regjistrimi i përvitshëm nuk është thjesht një formalitet administrativ

, por një mekanizëm i rëndësishëm për ruajtjen e cilësisë dhe besueshmërisë së profesionit të auditimit ligjor.