NjoftimeIEKA
Mbledhja e Keshillit Drejtues - Maj 2015.
Në datën 25 maj 2015 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs në të cilën u vendos thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve në datën 29 qershor 2015, në ambjentet e Hotel Tirana International. Në këtë mbledhje u shqyrtuan disa raporte dhe propozime të cilat do të paraqiten në Mbledhjen e Përgjithshme të Anëtarëve:
1
Raporti mbi veprimtarinë vjetore të Këshillit Drejtues për vitin 2014 dhe Pasqyrat Financiare të IEKAs për ushtrimin e mbyllur në 31.12.2014;
2
Projekt Buxheti i vitit 2016.
3
Raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm.
4
Propozimi për miratimin e një kufi financimi për Realizimin e një Aktiviteti (Konferencë/mbledhje) jashtë vendit për anëtarët e Institutit.
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan edhe çështje të tjera si:
1
Temat e Kualifikimit të Vijueshëm të EKR-ve - sesioni I 2015
2
Programit të Kontrollit të Cilësisë për vitin 2015.
3
Çështje të tjera me natyrë administrative e teknike.
