Njoftim per regjistrimin në Stazhin Profesional per Ekspert Kontabel te Rregjistruar.
Njoftohen të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për tu regjistruar për kryerjen e stazhit për ekspert kontabël të regjistruar se aplikimet fillojnë në datën 1 Shtator 2015.
Afati i fundit i aplikimit është data
31 Tetor 2015
.
Ju kujtojmë se të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat e parashikuara në Ligjin
Nr.10091
datë 5.3.2009
"Për Auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar dhe të Kontabilistit të Miratuar"
(neni 16) dhe në Rregulloren e Edukimit dhe Kualifikimit Profesional (kap. 2).
Kërkesat për regjistrimin mund të dërgohen në rrugë postare ose depozitohen dorazi në Institut. Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dokumentet që justifikojnë përmbushjen e kërkesave të
nenit 16 të Ligjit Nr 10091
datë 5.3.2009, si dhe të ketë të bashkangjitur marrëvëshjen e stazhit të nënshkruar nga të dy palët.
Llojet e marreveshjeve te stazhit
