A e dini se mbajtja e titullit ACCA nuk ju përjashton nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale?.
Në bazë të kërkesave të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Association of Chartered Certified Accountants (ACCA), edhe nëse zotëroni titullin ACCA,
përjashtimi nga praktika profesionale (stazhi) nuk është automatik
. Çdo kandidat duhet të përmbushë
të gjitha kushtet ligjore dhe profesionale njëkohësisht
, sipas kuadrit të ligjit për auditimin në Shqipëri dhe dispozitave të marrëveshjes.
Raste kur përjashtimi nga praktika profesionale NUK pranohet
Për të sqaruar më mirë, më poshtë paraqiten disa situata hipotetike:
Rasti 1 – Mungesa e provimit AAA (Advanced Audit and Assurance)
Një kandidat mund të ketë:
✅
anëtarësi të plotë në ACCA,
✅
status
good standing
,
✅
dhe mbi 3 vite eksperiencë pune në një shoqëri auditimi ose auditues ligjor të regjistruar në regjistrin publik të IEKA-s,
por nuk ka përfunduar provimin “Advanced Audit and Assurance (AAA)
Rezultati
: Refuzohet përjashtimi nga praktika profesionale. Sepse përfundimi i provimit AAA është një nga kriteret në marrëveshje.
Rasti 2 – Mungesa e eksperiencës së kërkuar profesionale
Një kandidat që në momentin e aplikimit plotëson kushtet e mëposhtme:
✅
anëtarësi të plotë në ACCA,
✅
status
good standing
,
✅
dhe të ketë përfunduar të gjitha provimet përkatëse, përfshirë AAA,
por ka mangësi në aspektin e eksperiencës së tij e cila nuk është në përputhje me kërkesat e ligji sepse:
❌
1 vit në auditim + 2 vite në kontabilitet në kompani private
❌
3 vite në financë/raportim, por jo në auditim ligjor
❌
eksperiencë në auditim të brendshëm apo lloje të tjera auditimi por jo auditim ligjor pranë një audituesi/shoqërie auditimi të regjistruar në IEKA
Rezultati
: Kërkesa e tij për përjashtimi nga praktika profesionale refuzohet. Sepse kërkohen
minimum 3 vite specifikisht në auditim
, në strukturat e njohura ligjërisht. Mbajtja e titullit ACCA është një avantazh i rëndësishëm, por
përjashtimi nga praktika profesionale jepet vetëm kur plotësohen të gjitha kriteret, dhe jo vetëm një pjesë e tyre.
Ky sqarim synon të ndihmojë:
- kandidatët që kanë aplikuar deri tani, dhe
- profesionistët që planifikojnë të aplikojnë në të ardhmen,
që të kenë pritshmëri të qarta dhe të përgatisin dokumentacionin në përputhje të plotë me kërkesat. 📌 Për më shumë detaje, të gjithë të interesuarit mund të konsultojnë
Marrëveshjen e Bashkëpunimit me ACCA
, e publikuar zyrtarisht në link: Në bazë të kërkesave të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Association of Chartered Certified Accountants (ACCA), edhe nëse zotëroni titullin ACCA,

, e publikuar zyrtarisht në link: