IEKA
Back to Notices
IEKANjoftime

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s – 30 shtator 2026.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve zhvillohet më 30 shtator 2026, ora 10:00, në Maritim Plaza Hotel, Tiranë.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) njofton anëtarët se Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve do të zhvillohet më:

30 shtator 2026, ora 10:00

Maritim Plaza Hotel, Tiranë

Në Asamble do të paraqiten për shqyrtim dhe miratim çështje të rëndësishme të veprimtarisë dhe qeverisjes së Institutit, përfshirë Projekt-Statutin e rishikuar të IEKA-s, raportimin financiar dhe institucional për vitin 2025, si dhe çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës.

Njoftimi për thirrjen e Asamblesë, së bashku me rendin e ditës dhe materialet përkatëse, do t'u përcillet anëtarëve nëpërmjet adresës elektronike, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara. Njoftimi për thirrjen do të jetë gjithashtu i aksesueshëm në këtë faqe në format PDF.

Për të mundësuar një diskutim sa më të strukturuar dhe efektiv gjatë Asamblesë, anëtarët mund të dërgojnë paraprakisht pyetje lidhur me çështjet e përfshira në rendin e ditës. Pyetjet mund të përcillen deri më 20 shtator 2026 në adresën elektronike asemble@ieka.al, në mënyrë që të mund të përgatiten përgjigje të plota dhe të detajuara për trajtimin e tyre gjatë mbledhjes.