IEKA
Back to Notices
IEKANjoftime

Këshilli Drejtues emëron znj. Anxhela Kasapi Drejtore Ekzekutive të IEKA-s.

Këshilli Drejtues i IEKA-s, në mbledhjen e datës 25 maj 2026, bazuar në nenin 27 të Statutit të IEKA-s dhe pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, me Vendimin nr. 48, emëroi znj. Anxhela Kasapi në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të IEKA-s, me mandat 4-vjeçar.

Këshilli Drejtues i IEKA-s, në mbledhjen e datës 25 maj 2026, bazuar në nenin 27 të Statutit të IEKA-s dhe pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, me Vendimin nr. 48, emëroi znj. Anxhela Kasapi në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të IEKA-s, me mandat 4-vjeçar.

Znj. Kasapi është pjesë e stafit të IEKA-s që prej korrikut 2025, fillimisht në pozicionin e Inspektorit të Kontrollit të Cilësisë dhe, nga data 1 mars 2026, si Drejtore Ekzekutive e komanduar.

Ajo mban gradën Doktor i Shkencave dhe është Audituese Ligjore, jo ushtruese e profesionit. Përpara angazhimit në IEKA, ka ushtruar funksione pranë Ministrisë së Financave, me fokus në financat publike, menaxhimin financiar publik, proceset reformuese dhe përafrimin me standardet evropiane. Përvoja e saj përfshin gjithashtu angazhime në projekte të mbështetura nga partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit, me fokus forcimin institucional, qeverisjen e mirë dhe modernizimin e administratës publike.

Përmes këtij emërimi, Këshilli Drejtues synon të garantojë vazhdimësinë e proceseve të nisura për modernizimin e IEKA-s, forcimin e kapaciteteve administrative, rritjen e transparencës institucionale, digjitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj anëtarësisë.

Këshilli Drejtues i uron znj. Kasapi suksese në ushtrimin e kësaj detyre të rëndësishme dhe shpreh besimin se eksperienca dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të IEKA-s dhe në realizimin e objektivave strategjike të institutit.