NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN DREJTOR EKZEKUTIV I IEKA-S.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Shqipërisë (IEKA), në zbatim të Nenit 27 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve me Vendimin Nr. 125, datë 29.06.2017, si dhe Vendimit Nr. 10, datë 27.02.2026 dhe Vendimit Nr. 37 datë 17.04.2026 të Këshillit Drejtues për përcaktimin e kritereve specifike, shpall hapjen e procedurës për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv. Drejtori Ekzekutiv është përgjegjës për drejtimin administrativ dhe organizativ të Institutit, zbatimin e vendimeve të Këshillit Drejtues, menaxhimin institucional, administrimin e burimeve dhe përfaqësimin ekzekutiv të IEKA në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet profesionale të auditimit.
Kriteret për Aplikim
Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në nenin 27 të Statutit, si dhe kriteret shtesë të miratuara nga Këshilli Drejtues, si më poshtë:
- Të kenë figurë të pastër morale dhe integritet profesional;
- Të kenë diplomë të arsimit të lartë në ekonomi, financë, kontabilitet, auditim ose jurisprudencë;
- Të kenë eksperiencë pune në pozicione drejtuese jo më pak se 7 (shtatë) vite;
- Të kenë eksperiencë ose njohuri në administrimin, menaxhimin ose bashkëpunimin me entitete jofitimprurëse, organizata profesionale, projekte me financim ndërkombëtar ose struktura institucionale që kërkojnë standarde të larta qeverisjeje dhe raportimi;
- Të kenë njohuri të avancuara mbi kuadrin ligjor dhe rregullator të auditimit ligjor në Shqipëri;
- Të kenë njohuri të avancuara mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA), Kodin e Etikës për Profesionistët Kontabël (IESBA) dhe standardet e menaxhimit të cilësisë në auditim;
- Të kenë eksperiencë në menaxhimin financiar dhe buxhetor të institucioneve/organizatave;
- Të kenë eksperiencë në bashkëpunim me institucione publike, organizata ndërkombëtare ose organizata profesionale;
- Të kenë aftësi të mira drejtuese, organizative dhe komunikimi;
- Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të Bashkimit Europian (preferohet gjuha angleze).
Kriter preferencial:
Eksperiencë në ligjërime apo trajnime profesionale dhe/ose zotërimi i një titulli të avancuar akademik në fushat përkatëse.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Letër interesi;
- Kopje e dokumentit të identifikimit;
- CV e detajuar;
- Kopje të diplomave dhe kualifikimeve përkatëse;
- Fotokopje e Librezës së Punës, Kualifikime, Certifikata.
- Dëshmi Penaliteti (në rastin kur në momentin e aplikimit nuk zotërohet dëshmia e penalitetit, aplikuesi dorëzon formular vetë deklarimit mbi gjëndjen gjyqësore);
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit se ndaj aplikuesit nuk është filluar çështje penale;
- Vërtetim nga gjykata e rrethit, se aplikuesi nuk është në proces gjyqësor;
- Platformë vizioni për drejtimin dhe zhvillimin e IEKA.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës
8 Maj 2026
, në mënyrë elektronike në adresën
info@ieka.al
ose fizikisht pranë zyrave të IEKA, me adresë Rr Elbasanit. Pall.EDIL-AL-IT P.O Box 1437 Tiranë Duke ju falënderuar, Instituti i Ekspertëve Kontabël të AutorizuarInstituti i Ekspertëve Kontabël të Shqipërisë (IEKA), në zbatim të Nenit 27 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve me Vendimin Nr. 125, datë 29.06.2017, si dhe Vendimit Nr. 10, datë 27.02.2026 dhe Vendimit Nr. 37 datë 17.04.2026 të Këshillit Drejtues për përcaktimin e kritereve specifike, shpall hapjen e procedurës për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv. Drejtori Ekzekutiv është përgjegjës për drejtimin administrativ dhe organizativ të Institutit, zbatimin e vendimeve të Këshillit Drejtues, menaxhimin institucional, administrimin e burimeve dhe përfaqësimin ekzekutiv të IEKA në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet profesionale të auditimit.
Kriteret për Aplikim
Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në nenin 27 të Statutit, si dhe kriteret shtesë të miratuara nga Këshilli Drejtues, si më poshtë:
- Të kenë figurë të pastër morale dhe integritet profesional;
- Të kenë diplomë të arsimit të lartë në ekonomi, financë, kontabilitet, auditim ose jurisprudencë;
- Të kenë eksperiencë pune në pozicione drejtuese jo më pak se 7 (shtatë) vite;
- Të kenë eksperiencë ose njohuri në administrimin, menaxhimin ose bashkëpunimin me entitete jofitimprurëse, organizata profesionale, projekte me financim ndërkombëtar ose struktura institucionale që kërkojnë standarde të larta qeverisjeje dhe raportimi;
- Të kenë njohuri të avancuara mbi kuadrin ligjor dhe rregullator të auditimit ligjor në Shqipëri;
- Të kenë njohuri të avancuara mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA), Kodin e Etikës për Profesionistët Kontabël (IESBA) dhe standardet e menaxhimit të cilësisë në auditim;
- Të kenë eksperiencë në menaxhimin financiar dhe buxhetor të institucioneve/organizatave;
- Të kenë eksperiencë në bashkëpunim me institucione publike, organizata ndërkombëtare ose organizata profesionale;
- Të kenë aftësi të mira drejtuese, organizative dhe komunikimi;
- Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të Bashkimit Europian (preferohet gjuha angleze).
Kriter preferencial:
Eksperiencë në ligjërime apo trajnime profesionale dhe/ose zotërimi i një titulli të avancuar akademik në fushat përkatëse.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Letër interesi;
- Kopje e dokumentit të identifikimit;
- CV e detajuar;
- Kopje të diplomave dhe kualifikimeve përkatëse;
- Fotokopje e Librezës së Punës, Kualifikime, Certifikata.
- Dëshmi Penaliteti (në rastin kur në momentin e aplikimit nuk zotërohet dëshmia e penalitetit, aplikuesi dorëzon formular vetë deklarimit mbi gjëndjen gjyqësore);
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit se ndaj aplikuesit nuk është filluar çështje penale;
- Vërtetim nga gjykata e rrethit, se aplikuesi nuk është në proces gjyqësor;
- Platformë vizioni për drejtimin dhe zhvillimin e IEKA.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës
8 Maj 2026
, në mënyrë elektronike në adresën
info@ieka.al
ose fizikisht pranë zyrave të IEKA, me adresë Rr Elbasanit. Pall.EDIL-AL-IT P.O Box 1437 Tiranë Duke ju falënderuar, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar