Njoftim për provimin e parë datë 16 prill 2016.
Njoftohen të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Provimin e datës
16 prill
,
"Kontabilitet, raportim financiar dhe analiza e pasqyrave financiare"
që provimi do të zhvillohet në ambjentet e
Fakultetit të Ekonomisë
, pranë
Universitetit Bujqësor të Tiranës
. Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit
një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) si dhe dokumentin e pagesës.
Provimi do të fillojë në orën
16:00
. Kandidatët duhet të jene në sallën e provimit në orën
15:30
. Pagesa do te bëhet në Bankën Kombëtare Tregtare:
Emertimi
: AC - Provimet IEKA
Nr. i llogarise
: 4020 34 661
IBAN
: AL73 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLC
Pershkrimi
: Tarife regjistrimi provimi pare KM/EKR
Shuma
: 14.000 leke
