Kandidatët
Praktika Profesionale
Praktika profesionale është pjesë e detyrueshme e procesit të kualifikimit për fitimin e titullit Auditues Ligjor. Ajo zhvillohet paralelisht me Programin e Edukimit Profesional (Postmaster) dhe synon t'u mundësojë kandidatëve fitimin e përvojës praktike, aftësive profesionale dhe kompetencave etike të nevojshme për ushtrimin e profesionit.
Praktika organizohet në përputhje me Ligjin për Auditimin Ligjor, rregulloret e IEKA-s dhe Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (IES).
Praktika fillon në fillim të vitit kalendarik dhe zhvillohet paralelisht me Programin e Edukimit Profesional (Postmaster).
Minimumi 800 orë pune në vit në auditimin ligjor të pasqyrave financiare.
Praktika realizohet nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e një Audituesi Ligjor të regjistruar.
Me autorizim të Këshillit Drejtues, praktika mund të zhvillohet pranë më shumë se një audituesi ligjor ose shoqërie audituese, por jo më pak se 70% e orëve realizohet pranë drejtuesit të praktikës.
Zhvillimi i praktikës
Praktika profesionale zhvillohet në angazhime reale auditimi dhe përfshin pjesëmarrjen e kandidatit në misione profesionale. Praktika duhet të përfshijë:
Marrëveshja e praktikës profesionale
Përpara fillimit të praktikës, kandidati dhe drejtuesi nënshkruajnë Marrëveshjen e Praktikës Profesionale, sipas modelit të miratuar nga IEKA. Marrëveshja përcakton:
Kur praktika zhvillohet pranë një shoqërie audituese, kjo e fundit cakton një Auditues Ligjor të regjistruar si drejtues të praktikës. Marrëveshja mund të përfshijë një periudhë prove prej 3 deri në 6 muaj.
Detyrimet e kandidatit
Gjatë praktikës profesionale kandidati është i detyruar të:
Ditari i Praktikës Profesionale
Çdo kandidat është i detyruar të mbajë Ditarin e Praktikës Profesionale, ku dokumentohen angazhimet profesionale, orët e realizuara dhe përvoja e fituar gjatë vitit.
Deri më 10 janar të çdo viti, kandidati dorëzon në IEKA Ditarin e Praktikës Profesionale dhe raportin me vlerësimin e drejtuesit të praktikës.
Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet brenda këtij afati, KEKV jep një paralajmërim dhe cakton një afat të dytë. Afati i dytë përfundimtar është data 25 janar.
Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet edhe brenda afatit të dytë, kandidati përsërit vitin e praktikës profesionale, pavarësisht arsyes së mosdorëzimit.
Drejtuesi i praktikës
Drejtuesi i praktikës profesionale është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe formimin profesional të kandidatit. Ai:
Monitorimi dhe vlerësimi
Gjatë praktikës profesionale, IEKA monitoron përmbushjen e kërkesave nëpërmjet:
Drejtuesi i praktikës dorëzon çdo 6 muaj raportin e vlerësimit për ecurinë e kandidatit. Raporti depozitohet në IEKA brenda datës 10 të muajit pasardhës.
Në vitin e fundit të praktikës, kandidatët që kanë përfunduar me sukses modulet profesionale depozitojnë dhe mbrojnë Punimin Profesional, sipas rregullave të miratuara nga Këshilli Drejtues.
Përfundimi i praktikës profesionale
Praktika profesionale përfundon me lëshimin e Certifikatës së Përfundimit të Praktikës Profesionale, pasi kandidati:
Me marrjen e certifikatës, kandidati fiton të drejtën të regjistrohet në Provimet e Kualifikimit Profesional (KPAP) për fitimin e titullit Auditues Ligjor.
Afati i pagesës: 31 mars
Afati i pagesës: 30 qershor
Llogaritë bankare të IEKA-s
Pagesa e tarifave kryhet në një nga llogaritë e mëposhtme.
1008131801AL11208110080000001008131801402034661AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA0100003298-ALLAL89202110130000000100003298Hapat e radhës
Marrëveshja, Ditari dhe formularët e tjerë të praktikës.
Shiko dokumentet →Përjashtimi nga PraktikaRastet e përjashtimit nga kryerja e praktikës profesionale.
Lexo më shumë →Provimet e KualifikimitKalendari, programi dhe tezat e provimeve të aftësive profesionale.
Shiko provimet →