IEKA

Kandidatët

Përjashtimi nga kryerja e praktikës profesionale

Kandidatët mund të përjashtohen nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale në dy raste — sipas eksperiencës profesionale ose si mbajtës të titullit ACCA.

Dy rrugët e përjashtimit
Rasti 1Mbi 15 vite eksperiencë

Përjashtim mbi bazën e më shumë se 15 viteve eksperiencë në financë, kontabilitet dhe auditim.

Rasti 2Mbajtës i titullit ACCA

Përjashtim mbi bazën e mbajtjes së kualifikimit ndërkombëtar ACCA.

Rasti 1 — Përjashtim për kandidatët me mbi 15 vite eksperiencë profesionale

Kandidatët që aplikojnë për përjashtim mbi bazën e më shumë se 15 viteve eksperiencë profesionale në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

01Kërkesë me shkrim, në të cilën argumentohet se plotësohen kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
02Kopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë, sipas kërkesave të Ligjit nr. 10091, si dhe listën e notave.
03Vërtetim mbi gjendjen gjyqësore.
04Kopje të kartës së identitetit ose të pasaportës.
05Curriculum Vitae (CV) të përditësuar, të paraqitur në rend kronologjik të kundërt (nga eksperienca e fundit drejt asaj më të hershme).
06Kopje të librezës së punës, të vërtetime ose referenca zyrtare të lëshuara nga punëdhënësit përkatës, ku përshkruhen funksionet dhe detyrat e kryera.
07Kopje të certifikuara të kualifikimeve profesionale të ndjekura dhe/ose të dokumentacionit që dëshmon pjesëmarrjen në veprimtari profesionale përkatëse.
08Dokument ose vërtetim që provon përvojë profesionale prej të paktën 5 vitesh në fushën e auditimit ligjor.
09Çdo dokument tjetër që Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm e gjykon të nevojshëm për të provuar përmbushjen e kërkesave ligjore.
Tarifat
Tarifa e shqyrtimit të dokumentacionit8,000LEK

Shqyrtimi nga Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm.

Tarifa e përjashtimit (nëse kërkesa miratohet)150,000LEK

Vendim i Këshillit Drejtues të IEKA-së nr. 31, datë 13.04.2021

Tarifa për shqyrtimin e dokumentacionit paguhet në momentin e aplikimit, ndërsa tarifa e përjashtimit paguhet vetëm nëse kërkesa për përjashtim miratohet.

Rasti 2 — Përjashtim si mbajtës i titullit ACCA

Kandidatët që aplikojnë për përjashtim mbi bazën e mbajtjes së titullit ACCA duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

01Kërkesë me shkrim, në të cilën argumentohet se plotësohen kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
02Curriculum Vitae (CV) të përditësuar.
03Vërtetim mbi gjendjen gjyqësore.
04Kopje të kartës së identitetit ose të pasaportës.
05Kopje të certifikatës së titullit ACCA, të pajisur me apostile, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, së bashku me Programin e Aftësisë Profesionale (Professional Qualification Syllabus), gjithashtu të pajisur me apostile, të përkthyer dhe të noterizuar.
06Dokumentin Letter of Good Standing, të pajisur me apostile, të përkthyer dhe të noterizuar.
07Kopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë, sipas kërkesave të Ligjit nr. 10091, si dhe listën e notave.
08Dokument ose vërtetim që provon përvojë profesionale prej të paktën 3 vitesh në fushën e auditimit ligjor, në përputhje me marrëveshjen ndërmjet IEKA-së dhe ACCA-së.
Marrëveshja IEKA–ACCA

Përvoja profesionale e kërkuar njihet në përputhje me marrëveshjen ndërmjet IEKA-së dhe ACCA-së. Detajet e plota gjenden në faqen zyrtare të marrëveshjes.

Shiko marrëveshjen
Tarifat
Tarifa e shqyrtimit të dokumentacionit8,000LEK

Shqyrtimi nga Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm.

Tarifa e përjashtimit (nëse kërkesa miratohet)100,000LEK

Vendim i Këshillit Drejtues të IEKA-së nr. 31, datë 13.04.2021

Tarifa për shqyrtimin e dokumentacionit paguhet në momentin e aplikimit, ndërsa tarifa e përjashtimit paguhet vetëm nëse kërkesa për përjashtim miratohet.