NjoftimeIEKA
Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 17 Tetor 2019.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 17 Tetor 2019, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:
- Këshilli Drejtues të vijojë përpjekjet për të bërë të mundur:
- Rishikimin e VKM Nr.17 datë 16.01.2019, “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre” si dhe,
- Perpara miratimit te Draft Udhëzimit “Për emërimin e Audituesve Ligjorë në Ndërmarrjet Shtetërore”, ai ti nënshtrohet procesit të konsultimit me palët e interesit. - U krye rishikimi i përmbushjes së kritereve që duhet të plotësojë IEKA me qëllim delegimin e kontrollit të cilësisë nga Bordi i Mbikqyrjes Publike për njësitë jo me interes publik dhe ju kërkua BMP delegimi i kontrollit të cilësisë për këto njësi.
- Në mbështetje të nenit 10 të Ligjit 10091 datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesve Ligjorë dhe të Kontabilistit të Miratuar” (të ndryshuar) si dhe të nenit 16.1 dhe 21 të Statutit të IEKAs, KD miratoi:
- Ndarjen e detyrave të anëtarëve të Këshillit Drejtues,
- Përbërjen e disa Komiteteve që funksionojnë në IEKA. - Aktiviteti profesional, i miratuar me vendimin datë 28.06.2018, të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, të realizohet në Destinacionin Budapest – Pragë – Karlovy Vary për dy grupe, përkatësisht në periudhat fund nëntori dhe fillim dhjetori 2019
- Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.
