Menu
EventeNjoftimeInstitucione të Tjera

Ne datën 21 qershor 2018, EFAA zhvillon ne Bruksel Konferencën Ndërkombëtare me teme “Transformimi dixhital i SMEve”.

[]




Sot më datë 21.06.2018, zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare me temë “Transformimi dixhital i SMEve” në Institutin Belg të Kontabilistëve dhe Këshilltarëve të Taksave, Bruksel. Fokusi i konferencës është ndikimi i dixhitalizimit në shoqëri dhe në SME, si dhe në veçanti, në profesionin e kontabilitetit, i cili kryesisht përbëhet nga praktika të vogla dhe të mesme (SMP- small and medium-sized practices). Folës të nivelit të lartë dhe ekspertë nga e gjithë bota do të ndajnë njohuritë e tyre sesi profesioni i kontabilistëve mund të reagojë më së miri dhe të shfrytëzojë mundësitë e ngritura nga teknologjitë e reja edhe në dobi të klientëve të tyre. Konferenca do të jetë e ndarë në tre sesione, ku pas secilit sesion do të zhvillohen pyetje-përgjigje me qëllim nxitjen e diskutimeve intensive.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar

, përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryetari i Këshillit Drejtues,

z. Hysen Çela

.



[]

[]

































Sesioni Parë – PËRDITËSIMI I TEKNOLOGJISË DIXHITALE


Sesioni Dytë – IMPLIKIMET SOCIALE DHE POLITIKE


Sesioni i Tretë – DIXHITALIZIMI PROFESIONAL



Folësit përfshijnë

Leon Katnelson

Drejtor dhe CTO në IBM Watson,

Maximilian Strotmann

, Anëtar i Kabinetit të Zëvendës Presidentit Andrus Ansip, Tregu Unik Dixhital, Komisioni Evropian,

Michael Cerami

, Zëvendëspresidenti i Zhvillimit të Biznesit dhe Aleancave të Korporatave AICPA dhe 

Veronique Willems

, Sekretar i Përgjithshëm i UEAPME, si dhe shumë folës të tjerë të nivelit të lartë.


Në datën 22 qershor 2018, EFAA do të zhvillojë Asamblene e Përgjithshme Vjetore.



[]