Menu
A e dini se…?IEKA

A e dini se IEKA ka përfunduar Kontrollin e Cilësisë për angazhimet jo NJIP?.

Në zbatim të ligjit për auditimin ligjor dhe në kuadër të forcimit të mbikëqyrjes profesionale, pas një periudhe prej 9 vite shkëputje, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka ushtruar gjatë vitit 2025 funksionin e Kontrollit të Sigurimit të Cilësisë për auditimet e kryera në njësitë jo me interes publik, funksion i cili i është deleguar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe u mbyll me sukses në tetor 2025. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e rolit institucional të IEKA-s dhe në konsolidimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë së auditimit ligjor në Shqipëri. Nga kontrollet e ushtruara në 41 subjekte janë evidentuar disa çështje të përbashkëta, të cilat duam ti sjellim në vëmendjen tuaj në këtë prag sezoni të ri që sapo ka filluar: • Dokumentimi i pamjaftueshëm i proceseve të brendshme të kontrollit të cilësisë dhe etikës profesionale, dhe mungesa e formalizmit të tyre në procedura dhe manuale të përshtatura për zyra të vogla. • Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve që i kanosen pavarësisë dhe objektivitetit të Audituesit në përputhje me kodin e Etikës si dhe reagimi ndaj tyre në përputhje me planin e auditimit. • Dokumentimi i paplotë dhe evidencë e pamjaftueshme për procesin e rishikimit të punës audituese dhe të dosjes së angazhimit.  

Pikat më kryesore që duhen pasur në vëmendje nga audituesit gjatë kryerjes së një auditimi janë:

  • Zbatimi i standardeve të auditimit dhe Kodit të Etikës
  • Identifikimi dhe vlerësimi i
  • Hartimi i programit të auditimit mbi bazën e rreziqeve të vlerësuara.
  • Përdorimi me kujdes i procedurave thelbësore dhe
  • Ndërtimi i fletëve të punës të qarta e të
  • Respektimi i standardeve të kontrollit të cilësisë (SNMC 1 dhe 2).
  • Vlerësimi i vijimësisë dhe rishikimi
  • Procedurat përfundimtare dhe raporti i rishikimit të cilësisë para dhënies së opinionit të

Auditimi nuk është thjesht një proces teknik, por një garanci për transparencën dhe besueshmërinë e informacionit financiar. Kontrolli i Cilësisë mbetet një proces i vazhdueshëm dhe një instrument zhvillimi për profesionin, në funksion të rritjes së besimit në auditimin ligjor dhe raportimin financiar. Kontrolli i Cilësisë nuk ka karakter ndëshkues. Ai synon:

  • vlerësimin e përputhshmërisë së praktikës audituese me standardet profesionale;
  • identifikimin e mangësive në analizë, dokumentim dhe evidenca auditimi;
  • orientimin e profesionistëve drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Në ditët në vijim do t’ju informojmë më hollësisht për çështje të veçanta që janë gjetur gjatë kontrollit të cilësisë duke ju ofruar dhe këshilla praktike se si të përmirësoni punën tuaj në lidhje me këto gjetje.Në zbatim të ligjit për auditimin ligjor dhe në kuadër të forcimit të mbikëqyrjes profesionale, pas një periudhe prej 9 vite shkëputje, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka ushtruar gjatë vitit 2025 funksionin e Kontrollit të Sigurimit të Cilësisë për auditimet e kryera në njësitë jo me interes publik, funksion i cili i është deleguar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe u mbyll me sukses në tetor 2025. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e rolit institucional të IEKA-s dhe në konsolidimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë së auditimit ligjor në Shqipëri. Nga kontrollet e ushtruara në 41 subjekte janë evidentuar disa çështje të përbashkëta, të cilat duam ti sjellim në vëmendjen tuaj në këtë prag sezoni të ri që sapo ka filluar: • Dokumentimi i pamjaftueshëm i proceseve të brendshme të kontrollit të cilësisë dhe etikës profesionale, dhe mungesa e formalizmit të tyre në procedura dhe manuale të përshtatura për zyra të vogla. • Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve që i kanosen pavarësisë dhe objektivitetit të Audituesit në përputhje me kodin e Etikës si dhe reagimi ndaj tyre në përputhje me planin e auditimit. • Dokumentimi i paplotë dhe evidencë e pamjaftueshme për procesin e rishikimit të punës audituese dhe të dosjes së angazhimit.  

Pikat më kryesore që duhen pasur në vëmendje nga audituesit gjatë kryerjes së një auditimi janë:

  • Zbatimi i standardeve të auditimit dhe Kodit të Etikës
  • Identifikimi dhe vlerësimi i
  • Hartimi i programit të auditimit mbi bazën e rreziqeve të vlerësuara.
  • Përdorimi me kujdes i procedurave thelbësore dhe
  • Ndërtimi i fletëve të punës të qarta e të
  • Respektimi i standardeve të kontrollit të cilësisë (SNMC 1 dhe 2).
  • Vlerësimi i vijimësisë dhe rishikimi
  • Procedurat përfundimtare dhe raporti i rishikimit të cilësisë para dhënies së opinionit të

Auditimi nuk është thjesht një proces teknik, por një garanci për transparencën dhe besueshmërinë e informacionit financiar. Kontrolli i Cilësisë mbetet një proces i vazhdueshëm dhe një instrument zhvillimi për profesionin, në funksion të rritjes së besimit në auditimin ligjor dhe raportimin financiar. Kontrolli i Cilësisë nuk ka karakter ndëshkues. Ai synon:

  • vlerësimin e përputhshmërisë së praktikës audituese me standardet profesionale;
  • identifikimin e mangësive në analizë, dokumentim dhe evidenca auditimi;
  • orientimin e profesionistëve drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Në ditët në vijim do t’ju informojmë më hollësisht për çështje të veçanta që janë gjetur gjatë kontrollit të cilësisë duke ju ofruar dhe këshilla praktike se si të përmirësoni punën tuaj në lidhje me këto gjetje.