Takimi i hapur për diskutimin e Draft Statutit zhvillohet më 17 gusht 2026, ora 11:00, në ambientet e IEKA-s.
Në kuadër të procesit të hartimit të Draft Statutit të IEKA-s, i cili do t'i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme për miratim në muajin shtator, IEKA fton anëtarët e interesuar të marrin pjesë në një takim të hapur për diskutim.
Takimi do të zhvillohet më 17 gusht 2026, në orën 11:00, në ambientet e IEKA-s.
Qëllimi i takimit është të krijojë një mundësi për diskutim të drejtpërdrejtë mbi Draft Statutin, shkëmbim mendimesh dhe shqyrtim të komenteve dhe propozimeve të anëtarëve, përpara përfundimit të procesit të konsultimit.
Për arsye organizative, anëtarët që dëshirojnë të marrin pjesë luten të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 15 gusht 2026.
Gjithashtu, komentet dhe sugjerimet me shkrim mbi Draft Statutin mund të dërgohen deri më 10 gusht 2026, në adresën diskutime@ieka.al.
IEKA mirëpret pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjithë anëtarëve në këtë proces të rëndësishëm.