Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente
IEKA dhe Banka Botërore – Bashkë për forcimin e cilësisë së auditimit dhe raportimit në Shqipëri, Tirane, Shtator 2025.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) zhvilloi një takim konstruktiv me Misionin e Bankës Botërore, në kuadër të projektit “Strengthening Quality of Auditing and Reporting Project (SQARP)”.

Diskutimet u përqendruan në çështje kyçe për zhvillimin e profesionit të auditimit në Shqipëri, përfshirë:
- Zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (ISA)
- Forcimin e kontrollit të cilësisë;
- Modernizimin e edukimit profesional dhe zhvillimin e vazhdueshëm të audituesve;
- Përgatitjen e profesionit për auditimin e qëndrueshmërisë (ESG) dhe sfidat e raportimit të ri jo-financiar.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt pavarësimit të mbikëqyrjes profesionale, rritjes së besueshmërisë publike dhe forcimit të cilësisë së auditimit në Shqipëri.
IEKA falënderon Misionin e Bankës Botërore për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një profesioni auditimi më të fortë, më transparent dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare