IEKA
Kthehu te Njoftime
IEKANjoftime

Publikohet Kalendari i Zhvillimit Profesional të Vijueshëm (CPD) – Sesioni II 2026.

Kalendari i CPD-së për Sesionin II 2026, me aktivitetet e periudhës tetor–nëntor 2026, në dy variantet për audituesit ushtrues dhe jo ushtrues të profesionit.

IEKA publikon Kalendarin e Zhvillimit Profesional të Vijueshëm (CPD) për Sesionin II të vitit 2026, me aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës tetor–nëntor 2026.

Programi i këtij sesioni është konceptuar me një qasje më praktike, fleksibël dhe të orientuar drejt nevojave profesionale të anëtarëve, duke kombinuar temat bazë të programit me tema me zgjedhje, të cilat u mundësojnë Audituesve Ligjorë të përzgjedhin aktivitete në përputhje me interesat dhe nevojat e tyre për zhvillim profesional.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar zbatimit praktik të standardeve dhe çështjeve aktuale të profesionit.

Në kuadër të temave me zgjedhje, anëtarët do të kenë mundësi të ndjekin aktivitete që trajtojnë çështje të tilla si mbrojtja e të dhënave personale në veprimtarinë e Audituesit Ligjor, aplikimi për herë të parë i SNRF-ve, menaxhimi i cilësisë dhe përgjegjësitë e audituesit, si dhe kontabiliteti forensik.

Programi kombinon gjithashtu aktivitetet online me ato me pjesëmarrje fizike, duke synuar të krijojë më shumë fleksibilitet në ndjekjen e zhvillimit profesional dhe, njëkohësisht, më shumë mundësi për diskutim dhe ndërveprim profesional.

Për secilin aktivitet, kalendari përcakton temën, datën, orarin, kohëzgjatjen, lektorin dhe mënyrën e zhvillimit.

Anëtarët ftohen të konsultojnë kalendarin e Sesionit II dhe të planifikojnë pjesëmarrjen në aktivitetet përkatëse.