IEKA

Rreth Nesh

Komitetet

Për të mbështetur realizimin e funksioneve të tij dhe për të siguruar një sistem efektiv të qeverisjes, mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes, IEKA funksionon nëpërmjet komiteteve dhe organeve të specializuara. Këto struktura ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, Statutin dhe aktet e brendshme të Institutit.

Komitete të zgjedhura nga Asambleja e Përgjithshme

1 komitet

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm është organ i pavarur i IEKA-s, i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme. Ai përbëhet nga një kryetar dhe dy anëtarë. Komiteti mbikëqyr funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, administrimin financiar dhe respektimin e rregullave të qeverisjes së Institutit, duke raportuar periodikisht para Asamblesë së Përgjithshme. Komiteti aktual është zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve më 17 tetor 2025, për mandatin 2025–2029.

PërbërjaFatmira Kastrati (Sykja)KryetareAltin SulejmaniAnëtarEljona HoxhaAnëtare

Komitete të zgjedhura nga Këshilli Drejtues

5 komitete

Për mbështetjen e veprimtarisë së tij, Këshilli Drejtues emëron komitete të specializuara me karakter këshillimor dhe teknik. Këto komitete shqyrtojnë çështje specifike që lidhen me veprimtarinë e Institutit, përgatisin analiza dhe rekomandime dhe mbështesin Këshillin Drejtues në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e politikave institucionale. Komitetet aktuale janë miratuar me Vendimin nr. 41, datë 16.12.2025.

Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm Profesional

Ky komitet mbështet Këshillin Drejtues në hartimin, zhvillimin dhe përmirësimin e politikave për edukimin profesional fillestar dhe zhvillimin profesional të vijueshëm të audituesve ligjorë. Ai shqyrton programet e trajnimit, propozon përditësime në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe monitoron zbatimin e tyre.

PërbërjaIris QirjaqiKryetareKledian KodraJulian SaraçiJulian Naqellari

Komiteti i Regjistrimit

Komiteti i Regjistrimit është komitet i parashikuar nga legjislacioni në fuqi për auditimin ligjor dhe mbështet Këshillin Drejtues në shqyrtimin e çështjeve që lidhen me regjistrimin, pezullimin dhe çregjistrimin e audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit në Regjistrin Publik, në përputhje me kërkesat ligjore dhe aktet e brendshme të IEKA-s. Komiteti përbëhet nga pesë anëtarë, ku tre anëtarë zgjidhen nga IEKA, një anëtar është përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për financat dhe një anëtar është përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Kjo përbërje garanton përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet profesionit dhe autoriteteve publike në administrimin e Regjistrit Publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit.

PërbërjaArqile MishtakuKryetarIlda DuhanxhiuArber KalluciSuzana Hoxhapërfaqësuese nga Ministria e EkonomisëArjan Sulajpërfaqësues nga Ministria e Financave

Komiteti i Kontrollit të Cilësisë

Komiteti i Kontrollit të Cilësisë mbështet Këshillin Drejtues në zhvillimin e politikave dhe procedurave që lidhen me kontrollin e cilësisë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së ushtrimit të profesionit. Ai shqyrton rezultatet e proceseve të kontrollit të cilësisë dhe formulon rekomandime për forcimin e standardeve profesionale dhe të praktikës së auditimit.

PërbërjaAlbion NdiniKryetarNuriona BërdicaHasan AgoDoriana MamilloEdlira Hyseni

Komiteti i Investigimit dhe Disiplinës

Komiteti i Investigimit dhe Disiplinës shqyrton çështjet që lidhen me shkeljet e mundshme profesionale dhe etike, zhvillon procedurat përkatëse sipas rregulloreve të Institutit dhe i paraqet rekomandimet organit kompetent për marrjen e vendimeve.

PërbërjaElton HaxhiKryetarErmir VeipiTaulant NacoavokatKlodian Myftari

Komiteti për Mirëqeverisjen dhe Politikat e Brendshme

Ky komitet mbështet Këshillin Drejtues në zhvillimin e politikave të brendshme, përmirësimin e qeverisjes institucionale dhe forcimin e kapaciteteve organizative të IEKA-s, duke kontribuar në rritjen e transparencës, eficiencës dhe përputhshmërisë me Statutin dhe aktet e brendshme.

PërbërjaArtan XhianiKryetarBerti PashkoLeze AbaziEva BashoEldar KazoKlotilda Bushka