Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) pati kënaqësinë të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga SCAAK me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj — një moment i rëndësishëm për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në rajon.

Në kuadër të panelit mbi teknologjinë, inteligjencën artificiale, zhvillimin e talenteve dhe transformimin e profesionit, z. Artan Xhiani ,Kryetar i IEKA-s, ndau perspektivën e IEKA mbi sfidat dhe mundësitë që po sjell transformimi digjital për profesionin tonë.
Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e:
- përshtatjes së profesionit me zhvillimet teknologjike dhe AI,
- investimit në edukimin modern dhe zhvillimin profesional,
- forcimit të bashkëpunimit rajonal,
- dhe ruajtjes së vlerave themelore të profesionit: etikës, integritetit dhe besimit publik.
Në kuadër të vizitës, delegacionet e IEKA dhe SCAAK zhvilluan gjithashtu një takim pune mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në:
- edukimin profesional dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta,
- shkëmbimin e eksperiencave në fushën e kontrollit të cilësisë,
- si dhe nismat e përbashkëta për modernizimin e profesionit në rajon.
IEKA vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me SCAAK dhe organizatat profesionale të rajonit, si një element kyç për zhvillimin e profesionit dhe afrimin me standardet europiane dhe ndërkombëtare.