IEKA
Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente

KONFERENCA VJETORE E FEDERATËS MESDHETARE TË KONTABILISTËVE (FCM), Nëntor 2025.

Krenarë të ndajmë lajmin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet në drejtimin e ri të FCM - Fédération des Experts Comptables Mediterranéens / Federation of Mediterranean Accountants – Federation of Mediterranean Accountants për mandatin 2026–2027.

KONFERENCA VJETORE E FEDERATËS MESDHETARE TË KONTABILISTËVE (FCM), Nëntor 2025

Z. Berti Pashko është zgjedhur Nënkryetar i FCM, një arritje e madhe për IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) dhe një vlerësim i fortë për profesionalizmin dhe kontributin shqiptar në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe standardizimit profesional në rajon.

Po aq frymëzues është edhe fakti që Z. Nazmi Pllana, nga Kosova dhe përfaqësues i SCAAK ShKÇAK, është zgjedhur Kryetar i FCM. Një moment domethënës për Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë rajonin – sepse këtë herë, FCM flet shqip.

Këto zgjedhje shënojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të komunitetit të kontabilistëve mesdhetarë, rritjes së standardëve profesionale dhe krijimit të mundësive të reja për vendet anëtare.

Urime të përzemërta për këtë mandat të merituar dhe plot vizion. Suksese në rrugëtimin e ri!