IEKA
Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente

Konferencë ndërkombëtare “Economic Challenges and Perspectives of Small Countries” e Universitetit Luarasi, Tiranë, Prill 2026.

IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Economic Challenges and Perspectives of Small Countries”, e zhvilluar në Amfiteatrin Luarasi University, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik në ekonomitë e vendeve të vogla.

Konferencë ndërkombëtare “Economic Challenges and Perspectives of Small Countries” e Universitetit Luarasi, Tiranë, Prill 2026

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar), z.Artan Xhiani ndau një mesazh të qartë: besimi dhe transparenca janë themeli i çdo zhvillimi të qëndrueshëm. Roli ynë si profesionistë shkon përtej shifrave — ne ndërtojmë besim.

Një moment i veçantë ishte prezantimi i IEKA Smart Class — platforma jonë më e re digjitale për edukimin dhe trajnimin profesional. Një hap konkret për të afruar studentët dhe të rinjtë me profesionin, duke e bërë mësimin më fleksibël, më të aksesueshëm dhe më të lidhur me realitetin.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë angazhimin e IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) për të qenë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar dhe për të investuar në të ardhmen e profesionit.