Menu
NjoftimeStandarde dhe Metodologji

Material ndihmës për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Auditimit SNA 540 (i rishikuar).

[]

Në tetor të vitit 2018, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB) ka publikuar Standardin Ndërkombëtar të Auditimit  SNA 540 (i rishikuar), Auditimi i Çmuarjeve Kontabël dhe Shpjegimet Përkatëse. SNA 540 (i rishikuar) hyn në fuqi për auditimin e pasqyrave financiare për periudhat që fillojnë në datën 15 dhjetor 2019 dhe pas kësaj date.



Në mënyrë që të mbështetet zbatimi dhe të ndihmohen audituesit në përdorimin dhe zbatimin e standardit të rishikuar, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB)  dhe Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) ka realizuar një seri diskutimesh. Diskutimet janë fokusuar në dhënien e një pasqyre të përgjithshme, sesi firmat janë duke planifikuar zbatimin e tij dhe shpërndarjen e shembujve praktik, udhëzimeve dhe praktikave më të mira të sugjeruara.



Zbatimi i SNA 540 (i rishikuar).

Në këtë video diskutohet mbi leksionet e para, sfidat, përfitimet dhe sukseset në zbatimin e SNA 540 ( i rishikuar):


Kliko për të parë videon




Shkallëzueshmëria.

Në këtë video pjesëmarrësit shpjegojnë se çfarë është bërë për të aplikuar shkallëzueshmërinë në metodologjinë e tyre dhe sfidat e hasura:


Kliko për të parë videon




Vlerësimi i rrezikut dhe faktorët e rrezikut të vetvetishëm.

Në këtë video pjesëmarrësit shpjegojnë se çfarë ka qenë bërë për të përfshirë faktorët e rrezikut në metodologjinë e tyre dhe sfidat me të cilat përballen.


Kliko për të parë videon




Skepticizmi profesional.

Në këtë video pjesëmarrësit shpjegojnë sesi firmat po planifikojnë të adresojnë kërkesën për hartimin dhe kryerjen e procedurave të mëtejshme të auditimit, në mënyrë që audituesi të jetë i paanshëm gjatë sigurimit të evidencës së auditimit, kur ajo rezulton të jetë kontradiktore, duke i rishikuar dhe vlerësuar ato.


Kliko për të parë videon




Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB) ngriti një grup pune për zbatimin e SNA 540 (i rishikuar) dhe ka siguruar shumë mbështetje të tjera për zbatimin e tij, duke përfshirë:



- Prezantimi i SNA 540 (rishikuar).

Kryetari i grupit të punës për zbatimin e SNA 540 ( i rishikuar) shpjegon çështjet e lidhura me interesin publik të adresuara në standardin e rishikuar, ndryshimet kryesore dhe aktivitetet e planifikuara të grupit të punës për zbatimin e SNA 540 ( i rishikuar).



- Slide udhëzuese të SNA 540 (i rishikuar).

Dy slidet udhëzuese ndihmojnë anëtarët e IAASB, hartuesit e standardeve ndërkombëtare, audituesit, rregullatorët dhe të tjerët për të promovuar ndërgjegjësimin ndaj SNA 540 ( i rishikuar) brenda juridiksionit të tij përkatës. Përmbledhja e slideve udhëzuese është një pasqyrim i SNA 540 (i rishikuar), ndërkohë që pamja përgjithshme e slideve udhëzuese siguron një vështrim më të gjerë ndaj ndryshimeve.



- Një përmbledhje

që siguron një vështrim të përgjithshëm të ndryshimeve të SNA 540 (rishikuar).


- Grafiku 1 – Kërkesat

.

Ky grafik shpjegon rrjedhën e kërkesave në SNA 540 (i rishikuar).



- Grafiku 2 – Tre mënyrat e testimit.

Ky grafik siguron një pasqyrim të kërkesave (paragrafi 18-29 i SNA, i rishikuar) të lidhur me tre mënyrat e testimit, duke përfshirë edhe lidhjet midis tyre.



- Diagram 1: Lidhjet midis SNA 540 (i rishikuar) dhe SNA-ve të tjera.

Ky diagram tregon raportin reciprok të kërkesave të SNA 540 (i rishikuar) dhe SNA-ve të tjera. Ky informacion do të ndihmojë audituesit të kuptojnë lidhjet kryesore në aplikimin e të gjitha kërkesave në lidhje me auditimin e çmuarjeve kontabël dhe shënimeve shpjeguese.




Gjatë 2019,  grupi i punës së zbatimit të SNA 540 (i rishikuar) do të ofrojë materiale ndihmëse për zbatimin e mëtejshëm, i cili do të publikohet në website-in e IAASB.