Mbledhja e Asamblesë së përgjithshme të FCM-së.
Romë, 29 Prill 2015
Në Romë, Itali, në mjediset e Institutit të Audituesve dhe Kontabilisteve të Italisë (Consiglio Nazionale dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili -
CNDCEC
) u mbajt mbledhja e Këshillit dhe Asambleja e Përgjithshme vjetore e Federatës së Ekspertëve Kontabël të Vendeve te Mesdheut (Fédération des Experts Comptables Mediterrenéens -
FCM
). Takimi radhës ju kushtua vlerësimit të arritjeve dhe nevojës për qëndrueshmëri dhe ecuri të mëtejshme të këtij organizimi me rëndësi të madhe për profesionin e kontabilistit dhe audituesit në rajonin tonë. Rritja me anëtarë të rinj, dhe veçanërisht rikonsiderimi i rolit të organizmit italian
CNDCEC
, përbëjnë një moment të rëndësishëm në këto zhvillime.
Duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm në interes të profesionit, Mbledhja e Asamblesë së përgjithshme të
FCM
-së, në mënyrë unanime zgjodhi
Z. Hysen Çela, zv/president të FCM
-së (
FCM
deputy President).