IEKA
NjoftimeIEKA

Mbledhja e Keshillit Drejtues - Mars 2015.

Në datën 12 mars 2015 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs gjatë të cilës u shqyrtuan disa raporte dhe propozime dhe në përfundim u morën vendimet më poshtë:

  1. U miratua Raporti i Komitetit të Investigimit e Disiplines (KID) për veprimtarinë e tij gjatë vitit 2014.
  2. Të plotësohet Rregullorja për Edukimin dhe Kualifikimin profesional lidhur me procedurat që duhet të ndiqen:
  • për njohjen si trajnime të kualifikimit të vijeshëm  të kurseve të kualifikimit profesional që mund të organizohen nga institucione të përmendura në pikën 2 të nenit 25 të ligjit të auditimit,
  • për njohjen dhe konvertimin me orë trajnimi, për qëllime të kualifikimit të vijueshëm profesional të pjesëmarrjeve të EKR në Konferenca dhe trajnime të njohura ( si ACCA, IFAC, FEE, FCM etj.),
  • për njohjen dhe konvertimin me orë trajnimi, për qëllime të kualifikimit të vijueshëm profesional të publikimeve që EKR-të bëjnë në revista profesionale vendase ose të huaja.
  1. U miratuan vendimet e KEK për plotësimin/mosplotësimin e detyrimeve të stazhierëve të vitit të tretë, të katërt dhe të pestë dhe pajisjen me certifikatat e stazhit.
  2. T’i propozojë Bordit të Mbikqyrjes Publike që për ata EKR që ushtrojnë profesionin si persona fizike të shtohet në regjistrin publik të EKR, Nipt-i i tyre krahas emrit.
  3. Të bashkëpunohet me Institucionet e Administratës shtetërore me qëllim që të gjenden zgjidhje për cështjen e ushtrimit të profesionit të Administratorit të Falimentit dhe Vlerësues i  Pasurive të Paluajtshme në mënyrë që në kryerjen e këtyre shërbimeve të përfshihen të gjithë EKR.
  4. Guida për Përdorimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit në Auditimin e Entiteteve të Vogla e të Mesme – Vëllimi 2, Botimi i tretë, të shitet me cmimin 1.200 lekë.