IEKA

Rreth Nesh

Misioni

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka për mision të rregullojë organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik, nëpërmjet promovimit të standardeve të larta profesionale dhe etike, edukimit profesional të kandidatëve dhe anëtarëve, si dhe mbështetjes së ushtrimit cilësor dhe të pavarur të profesionit të auditimit ligjor.

Vizioni

IEKA synon të jetë një organizatë profesionale moderne, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, e cila zhvillon profesionin e auditimit ligjor dhe profesionet e lidhura me të, promovon integritetin, etikën dhe cilësinë profesionale, si dhe krijon mundësi të reja për edukim, certifikim dhe zhvillim të vazhdueshëm për të gjithë ata që zgjedhin të ndërtojnë karrierën e tyre në profesion.

Në përputhje me vizionin e ri institucional, IEKA synon të zgjerojë bazën e anëtarësisë dhe të komunitetit profesional, të rrisë pjesëmarrjen aktive të anëtarëve në jetën e Institutit, të diversifikojë burimet e financimit përmes zhvillimit të shërbimeve profesionale dhe edukative, si dhe të forcojë pavarësinë dhe qëndrueshmërinë institucionale në funksion të interesit publik.

Roli i IEKA-s

IEKA është organizata profesionale e audituesve ligjorë në Republikën e Shqipërisë, e cila, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ushtron funksione me interes publik. Në këtë rol, Instituti:

01rregullon organizimin e profesionit të audituesit ligjor;
02promovon dhe mbështet zbatimin e standardeve profesionale dhe të etikës;
03organizon edukimin profesional fillestar dhe zhvillimin profesional të vijueshëm;
04kontribuon në forcimin e cilësisë së auditimit dhe të besimit në raportimin financiar;
05përfaqëson profesionin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Objektivat Strategjikë

1Mbrojtja e interesit publikSigurimi i ushtrimit të profesionit të audituesit ligjor në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet profesionale dhe parimet etike.
2Zhvillimi profesionalGarantimi i një sistemi cilësor për edukimin profesional fillestar të kandidatëve dhe zhvillimin profesional të vijueshëm të anëtarëve.
3Cilësia dhe integriteti profesionalPromovimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit, menaxhimit të cilësisë dhe etikës profesionale, duke nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të auditimit.
4Përfaqësimi institucionalForcimi i rolit të IEKA-s si përfaqësues i profesionit, në bashkëpunim me institucionet publike, organizatat profesionale dhe partnerët ndërkombëtarë.
5Zhvillimi institucionalKonsolidimi i kapaciteteve organizative, transformimi dixhital i shërbimeve dhe rritja e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies institucionale.