15.03.2022
Të nderuar anëtarë!
Në zbatim të vendimit nr. 60, datë 06.12.2021 “Për krijimin e komiteteve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” të Këshillit Drejtues, bashkëngjitur do të gjeni kriteret të cilat duhet të plotësohen nga kandidatët të cilët dëshirojnë të bëhen anëtarë në:
- Komitetin e Programeve Alternative (KPA);
- Komitetin e Kontrollit të Cilësisë (KKC);
- Komitetin për Standardet Profesionale dhe Etikën (KSPE);
- Komitetin e Investigimit dhe Disiplinës (KID).
Nëse jeni të interesuar, lutemi të dërgoni aplikimin Tuaj pranë adresës zyrtare elektronike info@ieka.al.
Aplikimi Juaj duhet të përmbajë:
- kërkesën Tuaj për të qenë anëtar duke specifikuar dhe Komitetin në të cilin dëshironi të aplikoni;
- dosjen e plotësuar me anë të së cilës vërtetoni përmbushjen e kritereve për komitetin që dëshironi të aplikoni.
Afati për aplikim është 7 (shtatë) ditë nga publikimi në faqen zyrtare të web të IEKA.
Ju faleminderit,