Njoftim për provimin datë 25 qershor 2018.
Njoftohen të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Provimin e datës
25 qershor
, "Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë" që provimi do të zhvillohet në ambjentet e
Fakultetit të Ekonomisë
, pranë
Universitetit të Tiranës
.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit
një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID).
Provimi do të fillojë në orën
15:00
dhe do të përfundojë në orën
19:00
.
Kandidatët duhet të jenë të pranishëm në sallën e provimit
të paktën 15 minuta
përpara se të fillojë provimi.
Shënim:
Afati i kryerjes së pagesës për secilin provim do të jetë deri 3 ditë përpara se kandidatët të hyjnë në provimin përkatës. Dokumenti bankar që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet në kopje fizike ose elektronike (të skanuar) pranë sekretarisë teknike të KPAP-së, dhe strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë).
Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr.i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
Përshkrimi: Tarifë për provimin [Emërtimi i provimit]
Shuma: 15.000 lekë
