NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI PËR 2 (DY) ANËTAR PRANË KOMISIONIT TË PROVIMEVE TË AFTËSIVE PROFESIONALE (KPAP).
Në zbatim të nenit 17, pika 2, germa “b” të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, si dhe nenit 3, pika 2 germa “b” të Rregullores nr. 2, datë 22.02.2018 “Për funksionimin e Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale dhe mbikëqyrjen e procesit të testimit të kandidatëve për auditues ligjor dhe kontabilist të miratuar”, e ndryshuar, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), në bashkëpunim me BMP, rihap procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për t’u propozuar pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike si anëtarë të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP). Duke marrë në konsideratë që procesi i mëparshëm u zhvillua brenda një afati të kufizuar kohor dhe përkoi me një periudhë me angazhim të shtuar për profesionin e audituesit ligjor, kjo rihapje synon të krijojë një mundësi më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse te aplikimeve, duke u dhënë mundësinë edhe kandidatëve të tjerë, përveç atyre që kanë aplikuar më parë, të bëhen pjesë e procesit. Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) ngrihet dhe funksionon pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) për të realizuar testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale të kandidatëve për auditues ligjorë.
Kriteret e përgjithshme për pranim
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- jenë shtetas shqiptarë;
- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- jenë anëtarë të IEKAs;
- Të kenë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master” ose të zotërojnë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel, si dhe të jenë specializuar në fushat e ekonomisë dhe/ose të jurisprudencës, të cilat duhet të jenë të lidhura me auditimin, kontabilitetin dhe financën, me përvojë profesionale jo më të vogël se dhjetë vite, ose 7 vite përvojë pune, në rast se mbajnë një grade apo titull shkencor;
- mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- mos kenë konflikt interesi me anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike apo strukturat e mbikëqyrjes së veprimtarisë së komisionit;
- mos jenë të angazhuar në role apo funksione politike;
- mos jenë në strukturat/këshillat drejtuese të më shumë se një nga organet/institucionet/organizatat e parashikuara në ligjin nr. 10091/2009 që lidhen drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë me përzgjedhjen dhe veprimtarinë e KPAP.
Kritere preferenciale
Do të konsiderohen me përparësi kandidatët që:
- Kanë eksperiencë në ligjërime apo trajnime profesionale në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe financës;
- Kanë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore së paku në 5 vitet e fundit në fushën e auditimit, kontabiliteti dhe financës.
Kriteret e integritetit dhe etikës profesionale
- Kandidati duhet të garantojë integritet të lartë profesional;
- Të mos jetë subjekt i masave disiplinore apo vlerësime të tjera që cenojnë reputacionin profesional;
- Të respektojë parimet e pavarësisë, paanësisë dhe konfidencialitetit gjatë ushtrimit të funksionit në KPAP.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë për aplikim drejtuar IEKA;
- Jetëshkrim (CV) i përditësuar;
- Kopje e dokumentit të identifikimit (kartë ID ose pasaportë);
- Kopje të diplomës universitare të ciklit të dytë “Master” ose ekuivalente, si dhe diplomave të tjera të arsimit të lartë (nëse ka), gradat shkencore/ titujt akademikë;
- Dokumentacion që vërteton përvojën profesionale (kontrata pune, vërtetime punësimi, libreza pune ose dokumente të ngjashme);
- Dëshmi penaliteti;
- Vetëdeklarime për:
- mungesë konflikti interesi; mosangazhim në funksione politike; pjesëmarrje në struktura drejtuese sipas kërkesave ligjore;
- Dokumente mbështetëse për kualifikime, specializime, trajnime profesionale dhe/ose publikime shkencore (nëse disponohen);
- Çdo dokument tjetër që kandidati vlerëson se mbështet aplikimin dhe plotësimin e kritereve të përcaktuara.
Afati dhe mënyra e aplikimit
- Data e hapjes së aplikimeve: 30.04.2026
- Afati i fundit për aplikim: 15.05.2026
Aplikimet dorëzohen fizikisht pranë zyrave të IEKA dhe nëpërmjet postës elektronike në adresën:
info@ieka.al
Njoftimi i rezultateve
Procesi i vlerësimit do të kryhet nga një komision i posaçëm, i emëruar nga Këshilli Drejtues dhe i mbikëqyrur nga BMP. Rregullorja e vlerësimit që do të përdoret është përcaktuar nga BMP. Në datën 25.05.2026, kandidatët do të njoftohen individualisht, nëpërmjet postës elektronike, për rezultatin përfundimtar të përzgjedhjes
E drejta e ankimit
Kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankimin brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi i rezultatit, brenda datës 30.05.2026, nëpërmjet postës elektronike në adresën:
info@ieka.al
. Ankimet shqyrtohen brenda 3 (tre) ditëve nga momenti i dorëzimit të ankimit pranë IEKAs. Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në përputhje me parimet e transparencës, paanësisë, objektivitetit dhe shmangies së konfliktit të interesit. Duke ju falënderuar, Instituti i Ekspertëve Kontabël të AutorizuarNë zbatim të nenit 17, pika 2, germa “b” të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, si dhe nenit 3, pika 2 germa “b” të Rregullores nr. 2, datë 22.02.2018 “Për funksionimin e Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale dhe mbikëqyrjen e procesit të testimit të kandidatëve për auditues ligjor dhe kontabilist të miratuar”, e ndryshuar, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), në bashkëpunim me BMP, rihap procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për t’u propozuar pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike si anëtarë të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP). Duke marrë në konsideratë që procesi i mëparshëm u zhvillua brenda një afati të kufizuar kohor dhe përkoi me një periudhë me angazhim të shtuar për profesionin e audituesit ligjor, kjo rihapje synon të krijojë një mundësi më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse te aplikimeve, duke u dhënë mundësinë edhe kandidatëve të tjerë, përveç atyre që kanë aplikuar më parë, të bëhen pjesë e procesit. Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) ngrihet dhe funksionon pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) për të realizuar testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale të kandidatëve për auditues ligjorë.
Kriteret e përgjithshme për pranim
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- jenë shtetas shqiptarë;
- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- jenë anëtarë të IEKAs;
- Të kenë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master” ose të zotërojnë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel, si dhe të jenë specializuar në fushat e ekonomisë dhe/ose të jurisprudencës, të cilat duhet të jenë të lidhura me auditimin, kontabilitetin dhe financën, me përvojë profesionale jo më të vogël se dhjetë vite, ose 7 vite përvojë pune, në rast se mbajnë një grade apo titull shkencor;
- mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- mos kenë konflikt interesi me anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike apo strukturat e mbikëqyrjes së veprimtarisë së komisionit;
- mos jenë të angazhuar në role apo funksione politike;
- mos jenë në strukturat/këshillat drejtuese të më shumë se një nga organet/institucionet/organizatat e parashikuara në ligjin nr. 10091/2009 që lidhen drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë me përzgjedhjen dhe veprimtarinë e KPAP.
Kritere preferenciale
Do të konsiderohen me përparësi kandidatët që:
- Kanë eksperiencë në ligjërime apo trajnime profesionale në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe financës;
- Kanë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore së paku në 5 vitet e fundit në fushën e auditimit, kontabiliteti dhe financës.
Kriteret e integritetit dhe etikës profesionale
- Kandidati duhet të garantojë integritet të lartë profesional;
- Të mos jetë subjekt i masave disiplinore apo vlerësime të tjera që cenojnë reputacionin profesional;
- Të respektojë parimet e pavarësisë, paanësisë dhe konfidencialitetit gjatë ushtrimit të funksionit në KPAP.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë për aplikim drejtuar IEKA;
- Jetëshkrim (CV) i përditësuar;
- Kopje e dokumentit të identifikimit (kartë ID ose pasaportë);
- Kopje të diplomës universitare të ciklit të dytë “Master” ose ekuivalente, si dhe diplomave të tjera të arsimit të lartë (nëse ka), gradat shkencore/ titujt akademikë;
- Dokumentacion që vërteton përvojën profesionale (kontrata pune, vërtetime punësimi, libreza pune ose dokumente të ngjashme);
- Dëshmi penaliteti;
- Vetëdeklarime për:
- mungesë konflikti interesi; mosangazhim në funksione politike; pjesëmarrje në struktura drejtuese sipas kërkesave ligjore;
- Dokumente mbështetëse për kualifikime, specializime, trajnime profesionale dhe/ose publikime shkencore (nëse disponohen);
- Çdo dokument tjetër që kandidati vlerëson se mbështet aplikimin dhe plotësimin e kritereve të përcaktuara.
Afati dhe mënyra e aplikimit
- Data e hapjes së aplikimeve: 30.04.2026
- Afati i fundit për aplikim: 15.05.2026
Aplikimet dorëzohen fizikisht pranë zyrave të IEKA dhe nëpërmjet postës elektronike në adresën:
info@ieka.al
Njoftimi i rezultateve
Procesi i vlerësimit do të kryhet nga një komision i posaçëm, i emëruar nga Këshilli Drejtues dhe i mbikëqyrur nga BMP. Rregullorja e vlerësimit që do të përdoret është përcaktuar nga BMP. Në datën 25.05.2026, kandidatët do të njoftohen individualisht, nëpërmjet postës elektronike, për rezultatin përfundimtar të përzgjedhjes
E drejta e ankimit
Kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankimin brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi i rezultatit, brenda datës 30.05.2026, nëpërmjet postës elektronike në adresën:
info@ieka.al
. Ankimet shqyrtohen brenda 3 (tre) ditëve nga momenti i dorëzimit të ankimit pranë IEKAs. Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në përputhje me parimet e transparencës, paanësisë, objektivitetit dhe shmangies së konfliktit të interesit. Duke ju falënderuar, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar