IEKA
NjoftimeIEKA

Njoftim per Vendimet e Asamblese se Anetareve te dates 29.06.2015.

Në datën 29 Qershor 2015, në ambjentet e Hotel Tirana International, u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKAs e cila përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të Institutit dhe shqyrtoi Raportet dhe Propozimet e Këshillit Drejtues të IEKAs.



Në përfundim të Mbledhjes, u procedua me votimin ku u miratuan vendimet si më poshtë:



1

Raporti për Veprimtarinë e Këshillit Drejtues gjatë vitit 2014 dhe llogaritë vjetore 2014.


(vendimi nr. 112 datë 29.06.2015 i Asamblesë së Përgjithshme)


Rezultati i votimit 100%



2

Raporti i Komitetit të Kontrollit të Brendshëm për ushtrimin financiar 2014.


(vendimi nr. 113 datë 29.06.2015 i Asamblesë së Përgjithshme)


Rezultati i votimit 95.2%



3

Buxheti i vitit 2016.


(vendimi nr. 114 datë 29.06.2015 i Asamblesë së Përgjithshme)


Rezultati i votimit 98.2%



4

Realizimi i një Aktiviteti (Konference/mbledhje) jashtë vendit për anëtarët e Institutit me kufi financimi 300 euro për anëtar.

 


(vendimi nr. 115 datë 29.06.2015 i Asamblesë së Përgjithshme)


Rezultati i votimit 89.4%