Për Regjistrin Elektronik te Ekspertëve.
- Udhëzim Nr.7,datë 27.12.2019 “Për një ndryshim në udhëzimin nr.10619 datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të regjistrit elektronik për ekspertët”pdf
- Udhëzimi nr. 10619, datë 19.10.2018, të Ministrit të Drejtësisë “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”pdf
- Formulari i kërkesës për aplikim për regjistrimpdf
- Modeli i jetëshkrimitpdf
- Formulari i vetdeklarimit të gjendjes gjyqësorepdf
Siç edhe mund të jeni në djeni, Ministria e Drejtësisë ka krijuar, administron dhe ka vënë në dispozicion të publikut Regjistrin Elektronik të Eksperteve, bazuar në nenin 224/d, të Kodit të Procedurës Civile.
Ky regjister ndihmon çdo institucion të sistemit gjyqësor, Prokurorisë apo institucion tjeter publik që të ketë akses në të dhe të marrë ekspertizen e kërkuar.
Regjistrimi në Regjistrin eksperteve të Ministrisë së Drejtësisë bëhet me përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga neni 224/d i Kodit të Procedurës Civile dhe Udhëzimeve të mëposhtme:
Personat të cilët përmbushin kriteret, mund të shprehin interesin e tyre personal për t’u regjistruar pranë këtij Regjistri duke plotësuar dokumentat e mëposhtëm:
Depozitimi i aplikimeve së bashku me dokumentet shoqëruese të përcillen elektronikisht nëpërmjet shërbimit “Aplikim për Ekspert Gjykate” në Platformen Qeveritare e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13318.
Për cdo informacion tjetër të nevojshëm kontaktoni në adresën email: ekspertet@drejtesia.gov.al
