IEKA

Anëtarët

Procedurat e Regjistrimit

Regjistri Publik i audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit administrohet nga IEKA, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore për auditimin ligjor.

Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit fitojnë të drejtën për të ushtruar veprimtarinë e auditimit ligjor vetëm pasi regjistrohen në Regjistrin Publik. Regjistri përditësohet në mënyrë periodike dhe përmban të dhënat mbi statusin e audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit.

Procedurat e regjistrimit, riregjistrimit, pezullimit dhe çregjistrimit shqyrtohen nga Komiteti i Regjistrimit, në përputhje me procedurat e miratuara nga IEKA dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

Shërbimet e Regjistrit Publik

Mbledhjet e Komitetit të Regjistrimit

Mbledhja e radhës02.10.2026

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 22.09.2026

Mbledhjet zhvillohen një herë në dy muaj, në javën e parë të muajit pasardhës.

Afati i dorëzimit të dokumentacionitData e mbledhjes
23.01.202602.02.2026
23.03.202602.04.2026
24.05.202603.06.2026
26.07.202605.08.2026
22.09.202602.10.2026
24.11.202604.12.2026

Komiteti i Regjistrimit mblidhet sipas kalendarit të miratuar nga IEKA. Datat mund të përditësohen gjatë vitit.