IEKA
Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente

Simpoziumi i 11-të Ndërkombëtar i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi, Maj 2026.

IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) pati kënaqësinë të marrë pjesë në Simpoziumin e 11-të Ndërkombëtar të Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi, organizuar nga Instituti i Kontabilistëve të Certifikuar të Malit të Zi.

Simpoziumi i 11-të Ndërkombëtar i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi, Maj 2026

Në kuadër të aktivitetit, z. Artan Xhiani, Kryetar i IEKA-s, mori pjesë në panelin “Global Standards and Local Practice – How the Accounting Profession is Evolving”, së bashku me përfaqësues të organizatave profesionale dhe institucioneve ndërkombëtare nga rajoni dhe më gjerë.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e praktikave më të mira profesionale.

IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për Prof. Dr. Vinko Nikić, President i ISCGR, dhe znj. Anastasija Boljević, Sekretare e Përgjithshme e Institutit të Kontabilistëve të Certifikuar të Malit të Zi, për ftesën, mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti të rëndësishëm profesional.

Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për z.Adrian Lim për moderimin profesional të panelit dhe për kontributin e tij në nxitjen e një diskutimi të vlefshëm mbi zhvillimet globale që po formësojnë të ardhmen e profesionit.

Bashkëpunimi rajonal mbetet një element kyç për zhvillimin e profesionit, forcimin e institucioneve profesionale dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare.