IEKA
Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s: Zgjidhet Këshilli i Ri Drejtues (2025–2029), Tirane, TETOR 2025.

Më 17 tetor 2025, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve. Ky aktivitet përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme institucionale të vitit, ku u analizuan arritjet e deritanishme dhe u përcaktuan linjat strategjike të zhvillimit të profesionit për vitet në vijim.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s: Zgjidhet Këshilli i Ri Drejtues (2025–2029), Tirane, TETOR 2025

Në përfundim të procesit të rregullt dhe transparent të votimit, Asambleja shpalli rezultatet zyrtare për përbërjen e organit të ri vendimmarrës të Institutit. Anëtarët e rinj të përzgjedhur për të udhëhequr Këshillin Drejtues për mandatin katërvjeçar 2025–2029 janë:

  • Z. Artan Xhiani
  • Z. Arqile Mishtaku
  • Z. Albion Ndini
  • Z. Berti Pashko
  • Z. Elton Haxhi
  • Znj.Iris Qirjaqi
  • Z. Kledian Kodra

Këshilli i ri Drejtues merr detyrën në një moment kyç të transformimit të profesionit, me angazhimin maksimal për të përfaqësuar interesat e komunitetit të ekspertëve kontabël, për të garantuar zbatimin e standardeve më të larta të etikës dhe për të vijuar konsolidimin e rolit të IEKA-s në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

IEKA i uron suksese Këshillit të ri Drejtues në përmbushjen e misionit të tij institucional!