IEKA
Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente

Konferenca e 25-vjetorit të SCAAK ShKÇAK, Prishtinë, Maj 2026.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) pati kënaqësinë të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga SCAAK me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj — një moment i rëndësishëm për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në rajon.

Konferenca e 25-vjetorit të SCAAK ShKÇAK, Prishtinë, Maj 2026

Në kuadër të panelit mbi teknologjinë, inteligjencën artificiale, zhvillimin e talenteve dhe transformimin e profesionit, z. Artan Xhiani ,Kryetar i IEKA-s, ndau perspektivën e IEKA mbi sfidat dhe mundësitë që po sjell transformimi digjital për profesionin tonë.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e:

  • përshtatjes së profesionit me zhvillimet teknologjike dhe AI,
  • investimit në edukimin modern dhe zhvillimin profesional,
  • forcimit të bashkëpunimit rajonal,
  • dhe ruajtjes së vlerave themelore të profesionit: etikës, integritetit dhe besimit publik.

Në kuadër të vizitës, delegacionet e IEKA dhe SCAAK zhvilluan gjithashtu një takim pune mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në:

  • edukimin profesional dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta,
  • shkëmbimin e eksperiencave në fushën e kontrollit të cilësisë,
  • si dhe nismat e përbashkëta për modernizimin e profesionit në rajon.

IEKA vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me SCAAK dhe organizatat profesionale të rajonit, si një element kyç për zhvillimin e profesionit dhe afrimin me standardet europiane dhe ndërkombëtare.