Lista e dokumentave per pranim ne praktiken profesionale Viti 2019.
Për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale 2019,
Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën
1 deri 15 Nëntor 2018
dokumentat më poshtë:
Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional;
CV e aktualizuar;
Kartë Identiteti (kopje);
Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”
1
ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
c) Diplomat e barasvlershme me to,
Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to.
Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
Dëshmi penaliteti;
Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me punëdhënës të tjere, duke filluar nga që nga
01 Janar 2019</strong>;
Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s :
Emertimi i llogarisë:
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi:
Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2019
Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog: 402034661 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
1
Për Diplomën Bachelor dhe Master lëshuar nga Fakultetet e huaja duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për njohjen nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
