Kthehu te Aktivitete dhe Evente
Evente
Marrëveshje bashkëpunimi midis SHKÇAK dhe IEKA, Prishtinë, Prill 2025.
Më 25 prill 2025, Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, që synon forcimin e standardeve profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Marrëveshja parasheh:
- Njohjen reciproke të certifikimeve profesionale
- Promovimin e zhvillimit profesional dhe edukimit të vazhdueshëm
- Përmirësimin e cilësisë së auditimit përmes shkëmbimit të praktikave dhe ekspertizës
- Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale
- Bashkëpunim për përkthimin dhe përditësimin e standardeve ndërkombëtare
Ky partneritet është një hap i madh drejt integrimit profesional rajonal dhe promovimit të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit.