Në nëntor 2025, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Association of Chartered Certified Accountants (ACCA) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përafrimin e profesionit të auditimit ligjor në Shqipëri me praktikat më të mira ndërkombëtare. Memorandumi krijon një kuadër bashkëpunimi për njohjen dhe integrimin e anëtarëve të ACCA-së në përputhje me legjislacionin shqiptar, nxit shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës profesionale, si dhe mbështet zhvillimin e standardeve të larta në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe edukimit profesional. Ky bashkëpunim forcon lidhjet e IEKA-s me një nga organizatat profesionale më prestigjioze në nivel ndërkombëtar dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin profesional të audituesve ligjorë, rritjen e cilësisë së profesionit dhe harmonizimin me standardet globale.
