NjoftimeIEKA
Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 13 Prill 2021.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 13 prill 2021, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:
- Të miratojë disa ndryshime në Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Strukturës Ekzekutive të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Këto ndryshime janë bërë për të harmonizuar rregulloren me Ligjin e Auditimit më sipër, Statutin e IEKAs si dhe për një funksionim më të mirë të organeve ekzekutive. Ndryshimet përfshijnë kryesisht përshtatjen e terminologjisë me Ligjin 10091 të ndryshuar në 2016 dhe Statutin e IEKAs të ndryshuar në dhjetor 2018, rishikimin e organigramës, rishikimin e procedurave për informacionet hyrëse dhe dalëse, të disa kufijve në rregullat e administrimit financiar për kryerjen e shpenzimeve etj.
- Të miratojë Pasqyrat Financiare për ushtrimin e mbyllur në 31.12.2020 si dhe Realizimin e Buxhetit të Institutit. Pasqyrat Financiare për ushtrimin e mbyllur në 31.12.2020 së bashku me Raportin e Auditimit dhe Realizimin e Buxhetit për vitin 2020, t’i paraqiten për miratim Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.
- Të rishikojë tarifat për vërtetimet që jepen nga IEKA dhe disa tarifa që kanë të bëjnë me edukimin profesional, si më poshtë:
- Tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA për AL/kandidatë, bëhet 500 lekë;
- Tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA për shoqëritë audituese bëhet 1.000 lekë;
- Tarifa e pagesës për vërtetimet që lëshohen nga IEKA në gjuhën anglisht, bëhet respektivisht sipas pikave 1 dhe 2 më sipër;
- Tarifa e pagesës për përjashtim nga praktika profesionale, bëhet 150.000 lekë;
- Tarifa e pagesës për shtetasit shqiptarë që kanë diplomën ACCA/CPA, bëhet 100.000 lekë. Të miratojë kryerjen e praktikës profesionale të vitit 2020 nga ana e kandidatëve për Auditues Ligjorë të cilët përmbushin detyrimet e parashikuara nga Ligji 10091 datë 05.03.2009 (i ndryshuar) dhe Rregullorja e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional.
- Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.
