IEKA
NjoftimeIEKA

Njoftim.

Accountancy Europe, me qëllim përcjeljen e informacionit lidhur me iniciativën e vazhdueshme të Komisionit Evropian (KE) për raportimin e korporatave.ka publikuar materialet mbi:

  • shërbimet jo-audituese 
  • rotacionin e detyrueshëm të auditorëve 
  • përkufizimet e subjekteve me interes publik 
  • mbikëqyrjen e auditimit 

Këtu theksohen ndryshimet e regjimeve në të gjitha këto fusha në 30 vende evropiane, pas zbatimit të rregullave të auditimit të BE-së të vitit 2014 dhe efektet e këtyre ndryshimeve të cilat çojnë në kompleksitet, kosto shtesë të pajtueshmërisë dhe vështirësi praktike dhe operative për kompanitë dhe firmat e auditimit që operojnë ndërkombëtarisht.

Accountancy Europe propozon përmirësimin e regjimeve të vendeve për të përmirësuar gjendjen aktuale dhe për të krijuar një ambient të barabartë në Evropë.