Menu
NjoftimeLigje dhe Kuadër Rregullator

Njoftim për Regjistrimin në Programin Postmaster dhe Praktikën Profesionale për Marrjen e Titullit “Auditues Ligjor”.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) njofton se periudha e regjistrimit në programin postmaster dhe praktikën profesionale për marrjen e titullit “Auditues Ligjor (AL)” do të zhvillohet nga data 1 deri më 15 nëntor 2025.

1

Programi i Studimeve Postmaster

Programi postmaster për marrjen e titullit “Auditues Ligjor” zhvillohet pranë IEKA-s dhe ka kohëzgjatje minimale prej tre (3) viteve kalendarike. Ky program përfshin module të avancuara profesionale në fushat e mëposhtme:

  1. Raportimi Financiar i Avancuar
  2. Taksimi i Avancuar
  3. Legjislacioni i Biznesit i Avancuar
  4. Auditim dhe Dhënie Sigurie i Avancuar
  5. Drejtimi i Performancës i Avancuar
  6. Etika Profesionale

2

Dokumentacioni i Nevojshëm për Regjistrim në Praktikën Profesionale

Në zbatim të neneve 15 dhe 16 të Ligjit nr. 10091, datë 5.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët duhet të dorëzojnë në IEKA dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm Profesional (KEKV)
  2. Curriculum Vitae të përditësua
  3. Kopje të kartës së identitetit
  4. Diplomë e noterizuar e arsimit të lartë:
  • Diplomë Bachelor (3-vjeçare) dhe diplomë Master; ose
  • Diplomë e integruar e nivelit të dytë; ose
  • Diplomë e barasvlershme me to

(Diplomat duhet të jenë në përputhje me Ligjin nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, në fushat e shkencave ekonomike: kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks ose degë të barasvlershme.) 5. Lista e notave e noterizuar për çdo diplomë 6. Dëshmi penaliteti 7. Marrëveshje për praktikë profesionale me kontratë pune me kohë të plotë, 3-vjeçare

  8. Deklaratë noteriale që vërteton se kandidati nuk ka marrëdhënie të tjera pune me kohë të plotë, në fuqi nga data 1 janar 2026 9. Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale, në përputhje me Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë 10. Mandat pagese për tarifën e aplikimit prej 4,000 lekësh, që duhet të bashkëngjitet me dokumentacionin e aplikimit  

3

Tarifat e Regjistrimit dhe Trajnimit në Praktikën Profesionale

Tarifa e regjistrimit në praktikën profesionale është 75,000 lekë, me afat pagese deri më 31 mars. (Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKA-s me vendim nr. 51, datë 07.12.2018) Tarifa vjetore e trajnimit është 30,000 lekë, me afat pagese deri më 30 qershor. (Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKA-s me vendim nr. 6, datë 14.01.2020)  

4

Llogaritë Bankare të IEKA-s për Pagesën e Tarifës së Aplikimit

Intesa Sanpaolo Bank Llogaria: 1008131801 IBAN: AL11208110080000001008131801 (LEK) Banka Kombëtare Tregtare Llogaria: 402034661 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA Raiffeisen Bank Llogaria: 0100003298-ALL IBAN: AL89202110130000000100003298 (ALL)