Menu
NjoftimeIEKA

NJOFTIM PËR VEND PUNE.

Sekretar dhe Specialist Burime Njerëzore

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA)

Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, pranë Ambasadës Amerikane, P.O.B. 1437, Tiranë

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) shpall pozicionin e punës

“Sekretar dhe Specialist për Burime Njerëzore” për një periudhë deri në 12-muaj

.

 

I. Kriteret e kualifikimit të kandidatit

Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:

  • Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë (“Master”) në një nga degët:
  • Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Juridik;
  • Të ketë minimumi 5 (pesë) vite eksperiencë pune;
  • Të mos ketë masa disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rëndë;
  • Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel të përshtatshëm për detyrën.

II. Dokumentacioni i nevojshëm

  • Kandidatët duhet të paraqesin:
  • Letër motivimi;
  • Dokument identifikimi;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje të diplomës;
  • Referenca pune nga punëdhënësit e mëparshëm.

Dorëzimi i aplikimeve

Dokumentet duhet të paraqiten deri më

30.12.2025

, në mënyrë elektronike në adresën e emailit:

info@ieka.al

, ose dorazi pranë zyrave të IEKA-s në:

Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, pranë Ambasadës Amerikane, P.O.B. 1437, Tiranë

Tel: 04 2346 077

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të

procesit të përzgjedhjes.