IEKA

Anëtarët

Organizatat e Njohura për Zhvillim Profesional të Vijueshëm (CPD)

IEKA njeh organizata të tjera për zhvillimin e programeve të Zhvillimit Profesional të Vijueshëm (CPD), në përputhje me Rregulloren për Zhvillimin Profesional të Vijueshëm dhe vendimet e Këshillit Drejtues.

Qëllimi i këtij procesi është të sigurojë që programet e ofruara nga organizatorë të tjerë plotësojnë standardet e cilësisë dhe kërkesat profesionale të përcaktuara nga IEKA.

Organizatat që mund të njihen

Këshilli Drejtues mund të njohë si organizatorë të CPD-së:

  • Institucione të arsimit të lartë;
  • Qendra të kualifikimit profesional;
  • Shoqëri auditimi që organizojnë programe të zhvillimit profesional për punonjësit e tyre;
  • Organizata profesionale dhe institucione të tjera që plotësojnë kriteret e miratuara nga IEKA.

Kriteret e njohjes

Për t'u njohur si organizator i CPD-së, institucioni duhet të dëshmojë se disponon kapacitetet e nevojshme organizative, akademike dhe logjistike për zhvillimin e programeve të kualifikimit profesional, në përputhje me kërkesat e IEKA-s.

Programet e propozuara duhet të rakordohen paraprakisht me IEKA, ndërsa organizatori duhet të informojë edhe Bordin e Mbikëqyrjes Publike (BMP), në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.

Njohja e aktiviteteve për CPD

Përveç programeve të organizuara nga IEKA ose organizatat e njohura, Këshilli Drejtues mund të miratojë njohjen dhe konvertimin në orë CPD të aktiviteteve të tjera profesionale, sipas rregullave në fuqi.

Këto mund të përfshijnë:

  • pjesëmarrjen në konferenca profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • botimin e artikujve teknikë dhe profesionalë;
  • pjesëmarrjen në programe të zhvillimit profesional të organizuara nga institucione të arsimit të lartë, qendra trajnimi ose shoqëri auditimi të njohura nga IEKA.

Lista e organizatave të njohura

Lista e organizatave të njohura për organizimin e programeve të Zhvillimit Profesional të Vijueshëm (CPD) miratohet me vendim të Këshillit Drejtues dhe përditësohet periodikisht.

OrganizataLlojiVendimi i KD
Shoqata e Kontabilistëve të çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) SCAAKOrganizatë profesionaleVendim nr. 8, datë 23.01.2024
International Federation of Accountants (IFAC)Federatë ndërkombëtareVendim nr. 8, datë 23.01.2024
Fédération des Experts Comptables Méditerranéens (FCM)Federatë ndërkombëtareVendim nr. 8, datë 23.01.2024
European Federation of Accountants and Auditors for small and medium – sized enterprises (EFAA for SMEs)Federatë evropianeVendim nr. 8, datë 23.01.2024
Fédération Internationale; Des Experts – Comptables; Et Commissaired Aux Comptes Francophones (FIDEF)Federatë ndërkombëtareVendim nr. 8, datë 23.01.2024
Accountancy EuropeOrganizatë evropianeVendim nr. 8, datë 23.01.2024
ACCAOrganizatë profesionale ndërkombëtareVendim nr. 8, datë 23.01.2024
Certified Public Accountant (CPA)Organizatë profesionale ndërkombëtareVendim nr. 8, datë 23.01.2024
Institute of Chartered Accountants in England and Wales (ICAEW)Organizatë profesionale ndërkombëtareVendim nr. 8, datë 23.01.2024
Banka Botërore (World Bank)Institucion ndërkombëtarVendim nr. 8, datë 23.01.2024

Lista përditësohet periodikisht sipas vendimeve të Këshillit Drejtues.