IEKA

Rreth Nesh

Partnerët Ndërkombëtarë

Bashkëpunimi ndërkombëtar është një komponent thelbësor i veprimtarisë së IEKA-s dhe një element kyç në zhvillimin e profesionit të auditimit ligjor në Shqipëri. Nëpërmjet anëtarësimit në organizata profesionale ndërkombëtare dhe rajonale, IEKA kontribuon në shkëmbimin e njohurive, promovimin e praktikave më të mira profesionale dhe harmonizimin e profesionit me standardet dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Anëtarësimi në këto organizata i mundëson Institutit të marrë pjesë në proceset ndërkombëtare të zhvillimit të standardeve, të ndjekë zhvillimet më të fundit të profesionit dhe të forcojë bashkëpunimin me organizatat homologe në nivel rajonal dhe global.

Anëtarësimet

4 organizata
ifacAnëtare që nga 2000
Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC)

IEKA është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC) që nga viti 2000, ndërsa në vitin 2008 fitoi statusin e anëtarit me të drejta të plota. IFAC është organizata globale që përfaqëson profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, me mision forcimin e profesionit në shërbim të interesit publik. Përmes anëtarësimit në IFAC, IEKA angazhohet për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, respektimin e praktikave më të mira profesionale dhe zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit.

Vizito faqen zyrtare
fcmAnëtare që nga 2006
Federata e Ekspertëve Kontabël të Mesdheut (FCM)

IEKA është anëtare e Federatës së Ekspertëve Kontabël të Mesdheut (FCM) që nga viti 2006. FCM promovon bashkëpunimin ndërmjet organizatave profesionale të rajonit të Mesdheut, duke nxitur shkëmbimin e përvojave, zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të profesioneve të kontabilitetit dhe auditimit.

Vizito faqen zyrtare
fidefAnëtare që nga 2000
Federata e Ekspertëve Kontabël Frankofonë (FIDEF)

IEKA është anëtare me të drejta të plota e Federatës së Ekspertëve Kontabël Frankofonë (FIDEF) që nga viti 2000. FIDEF është një rrjet ndërkombëtar i organizatave profesionale frankofone që promovon bashkëpunimin profesional, zhvillimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Vizito faqen zyrtare
EFFAAnëtare që nga 2016
European Federation of Accountants and Auditors for SMEs (EFAA for SMEs)

IEKA është anëtare me të drejta të plota e EFAA for SMEs që nga viti 2016. EFAA for SMEs përfaqëson organizatat profesionale evropiane që mbështesin kontabilistët dhe audituesit që ofrojnë shërbime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Federata promovon zhvillimin e politikave profesionale, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përfaqësimin e interesave të profesionit pranë institucioneve evropiane.

Vizito faqen zyrtare