Kandidatët
Procedura e Regjistrimit
Kandidatët që plotësojnë kushtet e pranimit mund të aplikojnë për regjistrim në praktikën profesionale, në përputhje me Ligjin për Auditimin Ligjor, Rregulloren për Edukimin Profesional dhe vendimet e Këshillit Drejtues të IEKA-s.
Hapat e procedurës
Nga dorëzimi i dokumentacionit deri te regjistrimi si kandidat për Auditues Ligjor.
1. Dorëzimi i dokumentacionit
Kërkesa për regjistrim duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
Diplomat në pikat (a), (b), (c), në përputhje me kategorizimet e ligjit Nr. 10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to. Lista mund të përditësohet sipas rregullores në fuqi.
Marrëveshja hartohet në tre kopje dhe i bashkëlidhet aplikimit. Ajo përcakton të drejtat dhe detyrimet e kandidatit dhe drejtuesit të praktikës profesionale, si dhe mënyrën e zhvillimit të praktikës. Në rast se praktika zhvillohet pranë një shoqërie auditimi, kjo e fundit cakton audituesin ligjor përgjegjës për drejtimin e praktikës profesionale.
2. Shqyrtimi i aplikimit
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, dokumentacioni shqyrtohet nga Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm (KEKV), në bashkëpunim me Drejtorin Ekzekutiv.
KEKV i paraqet Këshillit Drejtues listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për pranim në praktikën profesionale, si dhe kandidatët e refuzuar, së bashku me argumentimin përkatës. Vendimi përfundimtar merret nga Këshilli Drejtues.
Lista e kandidatëve të pranuar publikohet në faqen zyrtare të IEKA-s, ndërsa kandidatët që nuk pranohen njoftohen me shkrim, së bashku me arsyet e refuzimit.
3. Testimi hyrës
Kandidatët që plotësojnë kushtet e regjistrimit ftohen të marrin pjesë në testimin hyrës, i cili kryhet gjatë muajve janar–shkurt të vitit të parë të praktikës profesionale.
Testimi organizohet vetëm një herë dhe është eliminues. Nëse kandidati nuk merr pjesë në testimin hyrës, mund të rifillojë praktikën profesionale në vitin e ardhshëm.
4. Regjistrimi si kandidat për Auditues Ligjor
Pas përfundimit me sukses të procedurës së regjistrimit dhe testimit hyrës, kandidati regjistrohet në Programin e Edukimit Profesional dhe fillon praktikën profesionale.
Kandidati duhet të bashkëngjisë mandatpagesën për tarifën e aplikimit.
Afati i pagesës: deri më 31 mars · Vendim KD nr. 51, datë 7.12.2018