IEKA

Anëtarët

Të Drejtat dhe Detyrimet e Anëtarëve

Anëtarët e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ushtrojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi për auditimin ligjor, Statutin e IEKA-s dhe aktet e brendshme të Institutit.

Respektimi i këtyre të drejtave dhe detyrimeve kontribuon në ushtrimin e profesionit sipas standardeve më të larta të cilësisë, etikës dhe interesit publik.

Të drejtat

Anëtarët e IEKA-s gëzojnë, ndër të tjera, të drejtën:

01të ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas regjistrimit në Regjistrin Publik;
02të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, në përputhje me Statutin;
03të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet drejtuese të Institutit, sipas kushteve të përcaktuara në Statut;
04të përfitojnë nga programet e zhvillimit profesional, aktivitetet dhe shërbimet e ofruara nga IEKA;
05të informohen mbi veprimtarinë, vendimmarrjen dhe zhvillimet institucionale të Institutit;
06të paraqesin kërkesa, ankesa ose propozime pranë organeve kompetente të IEKA-s.

Detyrimet

Anëtarët e Institutit kanë këto detyrime:

01të respektojnë legjislacionin në fuqi, Statutin dhe aktet e brendshme të Institutit;
02të zbatojnë standardet profesionale dhe Kodin Ndërkombëtar të Etikës;
03të përmbushin kërkesat për zhvillim profesional të vijueshëm (CPD);
04të kryejnë regjistrimin e përvitshëm dhe të mbajnë të përditësuara të dhënat në Regjistrin Publik;
05të bashkëpunojnë me proceset e kontrollit të cilësisë dhe mbikëqyrjes profesionale;
06të paguajnë kuotat dhe tarifat e miratuara nga organet kompetente të IEKA-s;
07të ruajnë integritetin, pavarësinë dhe reputacionin e profesionit në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Shënim

Lista e mësipërme paraqet të drejtat dhe detyrimet kryesore të anëtarëve. Për rregullimin e plotë zbatohen dispozitat e Ligjit për Auditimin Ligjor, Statutit të IEKA-s dhe akteve të tjera të brendshme të Institutit.

Detyrimet Financiare

Në përputhje me Statutin e IEKA-s dhe vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, të gjithë anëtarët e Institutit kanë detyrimin të përmbushin detyrimet financiare që lidhen me statusin e tyre të anëtarësisë.

Vonesa në pagesë

Për çdo muaj vonese në pagesën e kuotave të anëtarësisë zbatohet kamatëvonesë prej 1% në muaj mbi shumën e papaguar, në përputhje me Statutin e IEKA-s.

Llogaritë Bankare të IEKA-s

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
IBANAL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Intesa Sanpaolo Bank Albania
IBANAL11 2081 1008 0000 0010 0813 1801
Raiffeisen Bank Albania
IBANAL89 2021 1013 0000 0001 0000 3298
Shënim

Në urdhërpagesë rekomandohet të specifikohen emri dhe mbiemri i anëtarit, numri i regjistrimit (nëse është i aplikueshëm) dhe qëllimi i pagesës (p.sh. Kuota fikse 2026, Kuota variabël 2026, Riregjistrim).