Nuk e gjetët përgjigjen?
Nuk e gjetët përgjigjen?
Kontaktoni sekretarinë e IEKA-s për çdo pyetje tjetër.
Profesionin mund ta ushtrojnë Audituesit Ligjorë të regjistruar në Regjistrin Publik, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Ushtrimi i profesionit mund të bëhet individualisht ose nëpërmjet formave të tjera të lejuara nga kuadri ligjor dhe profesional.
Procedurat, dokumentacioni dhe kërkesat për regjistrim, riregjistrim dhe regjistrim të përvitshëm publikohen te Anëtarët → Regjistrimi & Çregjistrimi.
Audituesi ligjor dhe shoqëria audituese njoftojnë organizatën profesionale të audituesve ligjorë (IEKA) për ndryshimin e informacionit të detyrueshëm për publikim dhe të regjistruar në regjistrin publik sapo ndryshimi të ketë ndodhur.
Detyrohen të kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale apo të konsoliduara, përpara publikimit të tyre: a) të gjitha njësitë ekonomike dhe grupet e njësive ekonomike me interes publik; b) të gjitha njësitë ekonomike dhe grupet e njësive ekonomike, të cilat, në mbyllje të periudhës kontabël, për dy vite radhazi, tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm: i. totali i aktiveve të bilancit, në mbyllje të periudhës kontabël përkatëse, arrin ose e kalon shumën prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh; ii. shuma e të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) në atë periudhë kontabël arrin ose e kalon shumën prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh; iii. ka, mesatarisht, të paktën 50 (pesëdhjetë) të punësuar gjatë periudhës kontabël.
Audituesit Ligjorë ushtrues të profesionit kanë detyrimin për pagesën e kuotës fikse vjetore dhe të kuotës variabël, sipas Statutit dhe vendimeve në fuqi të Asamblesë së Përgjithshme.
Audituesit Ligjorë jo ushtrues të profesionit kanë detyrimin për pagesën e kuotës vjetore të anëtarësisë, si dhe të tarifës për Zhvillimin Profesional të Vijueshëm (CPD), sipas vendimeve në fuqi të IEKA-s.
Po. Detyrimi për Zhvillimin Profesional të Vijueshëm zbatohet sipas kërkesave të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi, përfshirë Audituesit Ligjorë jo ushtrues të profesionit.
IEKA mund të njohë aktivitete të zhvillimit profesional të realizuara nga organizata dhe institucione të tjera, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në rregulloren përkatëse.
Informacioni individual mbi aktivitetet e ndjekura dhe orët e regjistruara mund të konsultohet në Hapësira Ime → Zhvillimi Profesional (CPD).
Audituesit Ligjorë duhet të zbatojnë standardet profesionale dhe kërkesat etike në fuqi, sipas legjislacionit dhe kuadrit profesional të zbatueshëm.
Përmbledhjet e mbledhjeve të Këshillit Drejtues publikohen në website. Vendimet dhe dokumentacioni i plotë i destinuar për anëtarësinë mund të aksesohen në Hapësira Ime → Dokumentacioni Institucional → Vendimet e Këshillit Drejtues.
Dokumentacioni i destinuar për anëtarët gjendet në Hapësira Ime → Dokumentacioni Institucional, i organizuar sipas kategorisë dhe vitit.
Kontaktoni sekretarinë e IEKA-s për çdo pyetje tjetër.