IEKA

Kandidatët

Të drejtat dhe detyrimet e Kandidatëve

Kandidatët e regjistruar në Programin e Edukimit Profesional gëzojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet e përcaktuara në Rregulloren e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional dhe aktet e brendshme të IEKA-s.

Të drejtat

aKandidati ka të drejtë që të ketë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm mbi të gjitha çështjet që lidhen me studimin në modulet profesionale post-master për marrjen e titullit Auditues Ligjor;
bTë mos diskriminohet në asnjë mënyrë në të gjithë procesin e zhvillimit të leksioneve e seminareve të lidhura me modulin, si nga ana e lektorëve, kandidatëve të tjerë, ashtu dhe nga ana e organeve drejtuese dhe stafit të IEKA-s;
cKandidati ka të drejtë që të përfitojë nga procesi i edukimit dhe të marrë dëshminë e nevojshme për të vazhduar me procesin e marrjes së titullit profesional, pasi të shlyejë detyrimet e përcaktuara në planin e moduleve të edukimit profesional dhe praktikën profesionale dhe detyrimet financiare kundrejt Institutit (IEKA);
dKandidati ka të drejtë të përdorë mjediset dhe pajisjet e institucionit, sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën e tij shkencore;
eKandidati ka të drejtë të përfitojë dhe të kërkojë një vlerësim të drejtë dhe objektiv për ecurinë e tij gjatë vitit, si dhe të ankohet sipas procedurës për ankimim, kur mendon se nuk është vlerësuar drejt dhe objektivisht;
fKandidati ka të drejtë të përfitojë të gjitha të drejtat që i garantojnë Statuti dhe aktet e zbatueshme rregullatore të IEKA-s.

Detyrimet

aKandidati ka detyrimin që të njohë dhe të respektojë Rregulloren e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm Profesional dhe këtë rregullore; në të kundërt IEKA nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat që vijnë nga moszbatimi i saj, qoftë edhe nga mosnjohja e saj;
bKandidati ka detyrimin të njohë dhe të përmbushë në kohën e përcaktuar të gjitha kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga programi i edukimit të moduleve përkatëse;
cKandidati ka detyrimin që të respektojë rregullat e etikës profesionale;
dPas përfundimit me sukses të testeve në modulet profesionale, kandidati ka detyrimin të mbrojë një punim profesional, që përfshin trajtime teorike e praktike në çështje me interes për profesionin.