IEKA

Kandidatët

Kushtet e Pranimit

Për t'u pranuar në praktikën profesionale dhe për të ndjekur Programin e Edukimit Profesional për fitimin e titullit Auditues Ligjor, kandidati duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në ligjin për auditimin ligjor dhe aktet nënligjore në fuqi.

Kushtet

Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:

01të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
02të mos jetë dënuar penalisht ose me dënim plotësues të natyrës që vë në dyshim ndershmërinë e tij;
03të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë (Master) ose të zotërojë një diplomë të barasvlershme në një nga degët e shkencave ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomi ose fusha të tjera të barasvlershme.

Në zbatim të pikës 3 të paragrafit të mësipërm, Këshilli Drejtues vlerëson pajtueshmërinë e edukimit universitar të kandidatëve me kërkesat e parashikuara në kurrikulën e miratuar të profesionit të Audituesit Ligjor. Këshilli Drejtues miraton rregullat proceduriale dhe metodikën e vlerësimit të pajtueshmërisë me këto kërkesa.

Përveç plotësimit të kushteve ligjore, kandidatët i nënshtrohen procedurës së regjistrimit, sipas rregullave të miratuara nga IEKA.

Hapi i radhës

Nëse një individ plotëson kushtet e pranimit, ai vijon me procedurën e regjistrimit si kandidat për Auditues Ligjor.

Procedura e Regjistrimit